LAJMI I FUNDIT:

Klerikët serbë akuzojnë Vuçiqin për “tradhti”, nuk duan kompromise mbi pavarësinë e Kosovës

Klerikët serbë akuzojnë Vuçiqin për “tradhti”, nuk duan kompromise mbi pavarësinë e Kosovës

Klerikët ortodoksë serbë kanë nisur një sulm të ashpër mbi mënyrën se si autoritetet serbe kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës, në veçanti akuzojnë Vuçiqin për “tradhti”, duke thënë se po bën kompromise mbi pavarësinë e Kosovës.

Ish-peshkopi në Bosnje, Atanasije Jevtic, tha se “Tito i vogël” tani i ngarkuar për vendin duke iu referuar presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk do të këtë sukses, duke shtuar se çdo “kompromis” me Kosovën mbi pavarësinë e saj nga Serbia do të ishte “tradhti e madhe”.


Peshkopi i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, Amfilohije ishte më pak i drejtpërdrejtë ndaj Vuçiqit.

“Koha ka sjellë në sipërfaqe njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por nuk e dinë që Mbretëria e Qiellit është e vetmja realitet i kësaj bote. Por serbët në Kosovë dhe Metohi e kanë kuptuar këtë, prandaj ata kanë mbijetuar”, tha Amfilohije.

Klerikët po flisnin të martën rreth Kosovës në Fakultetin e Teologjisë Ortodokse në Beograd, njoftoi gazeta ditore e Danas.

Vuçiq: I gatshëm për kompromise, por jo ta poshtëroj popullin serb
Lexo po ashtu Vuçiq: I gatshëm për kompromise, por jo ta poshtëroj popullin serb

Kisha e serbe po alarmohet gjithnjë e më shumë mbi politikën e qeverisë për Kosovën, duke u frikësuar se nën presionin e BE dhe SHBA, Beogradi do të japë presion për të njohur, në një farë mënyre, statusin e pavarur të Kosovës, shkruan kjo gazetë përcjell Telegrafi.

Sinodi i Shenjtë drejtues i Kishës u kërkoi autoriteteve të Beogradit më 11 maj për të siguruar që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe të refuzojë të bjerë dakord për çdo shkëmbim territorial.

“Kosova dhe Metohija … nuk është një çështje e ideologjisë kombëtare ose mitologjisë, e as më tepër vetëm e territorit, por përfaqëson thelbin e kishës dhe qenies kombëtare dhe ekzistencës sonë, pa të cilën ne jemi të humbur në procesin e globalizimit të përgjithshëm dhe sekularizimit , ” thuhet në deklaratën e kishës.

Sipas të përditshmes Blic, Vuçicq e quajti qëndrimin e Kishës mbi Kosovën “joreale “.

Ndërkohë, Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një linjë të qartë nacionaliste se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë e Serbisë dhe nuk duhet të tregtohet për anëtarësimin në BE.

Patriarku Irinej tha më 5 prill se Kisha mbeti e gatshme “për të mbrojtur Kosovën”, por shtoi pastaj se “krerët e vendit  po luftojnë seriozisht dhe me guxim me problemet e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori