Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është shprehur ende për audio-përgjimin e publikuar nga PD, 2 ditë më parë. Por përmes një statusi në “Facebook”, vetë kryeministri, menjëherë pas kthimit nga Franca, lajmëroi se për këtë çështje do të flasë sot përpara grupit parlamentar socialist.
Mbledhja e grupit, e thirrur nga vetë kryetari socialist, do të mbahet në orën 11, në kryesinë e kuvendit. “Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”.
Ende nuk dihet në qoftë se vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të jetë apo jo në mbledhjen e grupit, pasi ende vetë ai nuk është shprehur përgjatë 48 orëve të fundit për audio-përgjimin, në të cilin sipas demokratëve është përfshirë i vëllai, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës., njofton TCH.
Ndërkohë koalicioni opozitar ka paralajmëruar sot një protestë, në mesditë, përpara zyrës së ministrit të Brendshëm Xhafaj, ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e tij. Ende nuk dihet qëndrimi që demokratët dhe LSI do të mbajnë sot në komisionet parlamentare në Kuvend, pas paralajmërimit një ditë më parë se nuk do të ketë normalitet në komisione apo parlament, derisa Fatmir Xhafaj të dorëhiqet nga posti i ministrit të brendshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak