LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

Zeka, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.


“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka, përcjell Telegrafi.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”.

“Thaçi thotë se si është e mundur ky njeri të bëhet kaq I pasur, përpos me keqpërdorimin e fondeve ‘Vendlindja Thhëret’. Akuza e dytë e Thaçit për Lladrovcin është se ky njeri është duke punuar për shërbime ndërkombëtare, për shërbime të inteligjencës së KFOR-it e të tjera”, ka thënë Zeka, duke potencuar se Lladrovci kishte kërkuar disa herë takime me Thaçin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori