LAJMI I FUNDIT:

Piloti ateron aeroplanin, pasi bashkëpiloti gati u “thith” nga dritarja e thyer, në 10 mijë metra lartësi (Foto/Video)

Piloti ateron aeroplanin, pasi bashkëpiloti gati u “thith” nga dritarja e thyer, në 10 mijë metra lartësi (Foto/Video)

Një aeroplan i Sichuan Airlines (Airbus A319) u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur bashkëpilotin nga aeroplani në 10 mijë metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani u ngrit nga qyteti i Chongqing në 6:26 të hënën dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu në orën 7:42.


“Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që unë e di, bashkëpiloti gati u thith nga dritarja”, tha kapiten Liu Chuanjian.

Bashkëpiloti dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit pësuan lëndime të lehta, duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, tha autoriteti i aviacionit të Kinës, pa dhënë hollësi për atë që mund të ketë shkaktuar incidentin.

Për fat të mirë, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt me të gjithë 119 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Kalo në kategori