LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora kërkon falje për tekstin e këngës që e solli me Bebe Rexhën, “Girls”

Rita Ora kërkon falje për tekstin e këngës që e solli me Bebe Rexhën, “Girls”
Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Rita Ora nuk e ka pasur ndërmend të ofendojë askënd përmes këngës së fundit, “Girls”, ku ka pasur edhe mesazhe të pista.

Ndërkohë që disa e vlerësuan këngën si një himn i biseksualëve, të tjerët theksuan ndërlikimet problematike dhe stereotipet e çuditshme të përhershme të tekstit.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se nuk e pasur ndërmend asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBTI, por edhe persona të tjerë.

“Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime”, tha ajo dhe vazhdon të zbulojë se ka pasur “marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat” dhe pohon se perspektiva e këngës ishte “udhëtim personal”.

Ajo vazhdoi shënimin duke kërkuar falje për këdo që është lënduar nga shpërndarja e mesazhit të këngës.

“Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”, tha ajo dhe shtoi se “Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë tifozët e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre”.

Kujtojmë se 27-vjeçarja për këtë këngë ka bashkëpunuar me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX ndërsa deri më tani është dëgjuar mbi katër milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita do të jetë para publikut shqiptar të Tiranës më 3 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina

"Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël

Magazina
Pas Gjestit edhe Edi në Big Brother VIP Albania?

Pas Gjestit edhe Edi në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me

Një franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me "Brad Pitt" dhe i transferoi 830 mijë euro për operacion - në fund ai doli të jetë një mashtrues me AI

Magazina
U kritikua se donte ta puthte me zor Loredanën, Jozi: Po mundohet kjo kultura e perëndimit të na ndryshojë, por meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma

U kritikua se donte ta puthte me zor Loredanën, Jozi: Po mundohet kjo kultura e perëndimit të na ndryshojë, por meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma

Magazina
Kalo në kategori