LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kamenicës lëshon dokument me logo të Komunës së Prishtinës (Dokument)

Komuna e Kamenicës lëshon dokument me logo të Komunës së Prishtinës (Dokument)

Një shkresë të cilën Komuna e Kamenicës ia ka drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës mban logon dhe shënimet e Komunës së Prishtinës.

Kallxo.com ka siguruar këtë shkresë, e cila është hartuar nga drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Arta Gashi.

Shkresa, e vulosur nga drejtoresha Gashi, në krye të saj mban logon dhe shënimet e Komunës së Prishtinës, ndërkohë që është e vulosur me vulën e Komunës së Kamenicës.


Portali ka kontaktuar drejtoreshën Arta Gashi lidhur me këtë rast.

Ajo tha se “gabimi” i datës 4 maj është rregulluar përmes lëshimit të një dokumenti tjetër.

“E kemi lëshuar dokumentin tjetër menjëherë të premten dhe e kemi lëshuar një dokument tjetër të hënën ku iu është kërkuar falje palës për lëshimin që e kemi bërë. E kemi marrë si shembull, të themi, draft-dokument, për plotësim — se si bëhet plotësimi i lëndës”, tha ajo.

Gashi po ashtu shpjegoi se në dokumentin e ri të nxjerrë nga Drejtoria e Urbanizmit, i është kërkuar falje Këshillit të Bashkësisë Islame dhe i është kërkuar po i njëjti dokumentacion si në shkresën e mëhershme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori