LAJMI I FUNDIT:

Flet prishtinasi që iu sulmua shtëpia me bombë: Nuk kam probleme me dikë (Video)

Flet prishtinasi që iu sulmua shtëpia me bombë: Nuk kam probleme me dikë (Video)

Rreth orës 22:00, të dielën mbrëma dikush e hodhi një bombë, pronën e Fadil Krasniqit, në Rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Arbëri të Prishtinës.

I zoti i shtëpisë thotë se gjithçka ndodhi pas një dite të zakonshme.


Sipas tij, askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme ose hasmëri, njofton Klan Kosova.

Sipas tij askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme e hasmëri.

“Me dije kujt borxh nuk i kemi edhe me thashetheme nuk merremi. Pse, qysh e tek ka ndodh kjo nuk e di”, theksoi ai.

Krasniqi ka një porosi për organet e drejtësisë.

“Kam qejf rasti me i zbardh nderi në fund nga organet përgjegjëse”, tha Krasniqi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

E një dëshmitar i rastit, në kushte anonimiteti tha se mjetin shpërthyes e hodhi një person, i cili po ngiste një veturë të tipit Golf 2, me ngjyrë të mbyllët e me targa 02.

Sipas tij, i njëjti pasi kreu sulmin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.