Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për AFP thotë se çështja e Kosovës është pengesa kryesore e pranimit të Serbisë në BE. Ai tha se populli serb është i vetëdijshëm se zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë shumë e dhimbshme.
Agjencia franceze e lajmeve (AFP), shkruan se BE-ja, e cila të enjten në Sofje organizon një samit për Ballkanin, është e ndarë lidhur me pavarësinë e Kosovës, sepse pesë anëtarë të saj nuk e kanë njohur ende. Megjithatë, BE kërkon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat duan të bëhen anëtarë të BE.
Tema e pavarësisë së Kosovës edhe dhjetë vjet pas shpalljes është tabu politike në Serbi, e cila e ka përfshirë edhe në kushtetutën e saj.
“I vetmi problem i madh, të cilin unë e konsideroj një pengesë reale për rrugën tonë evropiane, është çështja e Kosovës. Në fund, e gjitha varet nga Kosova”, ka thënë Vuçiq në intervistë për AFP, përcjell Telegrafi.
Agjencia shkruan se çështja e Kosovës e zbeh politikën e Evropës ndaj Rusisë, aleates tradicionale të Serbisë, sepse, siç thotë Vuçiq “në rastin më të mirë, kjo (hyrja në BE) është për shtatë vjet, e situata ndërkombëtare do të jetë krejtësisht ndryshe”.
“Në qoftë se më pyesni nëse BE-ja i entuziazmon serbët, përgjigja është: jo. Por, është një popull racional, se çfarë është rruga më e mirë për serbët dhe Serbinë, dhe është i vetëdijshëm se çështja (e Kosovës) duhet të zgjidhet në një mënyrë shumë të dhimbshme”, tha Vuçiq.
Vuçiq thotë se edhe pse gjatë vitit të ka rënë përkrahja për anëtarësim në BE, një pjesë e madhe e popullatës mbështet hyrjen në BE.
Vuçiq theksoi nevojën për kompromis, me të cilin të dyja palët do të ishin nga pak të pakënaqur, “në vend të një situate, ku njëra palë merr gjithçka, e tjetra poshtërohet”.
Sipas Vuçiqit, vetëm kur të formohet Asociacioni i Komunave Serbe mund të flitet për zgjidhjet e mundshme për të ardhmen. “Për njohjen e Kosovës ende nuk është diskutuar dhe Serbia nuk dëshiron një zgjidhje të tillë”.
AFP shkruan se zgjidhja përfundimtare do të kërkonte ndryshim në Kushtetutën e Serbisë, e që duhet të konfirmohet përmes një referendumi.
“Në rast të një rezultati negativ të referendumit, atëherë kjo do çonte në një konfliktit të ngrirë për disa dekada dhe të gjithë do të donin ta braktisnin Serbinë”, tha Vuçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka folur disa herë për shkëmbimin e mundshëm të territoreve . AFP thotë se Vuçiç kurrë nuk e ka marrë në konsideratë publikisht këtë ide, sepse zyrtarët dhe ekspertët perëndimorë një gjë të tillë e konsiderojnë destabilizuese.
“Unë dëgjoj çfarë thonë ata në Perëndim (…) se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. Por, kutia e Pandorës u hap dhjetë vjet më parë, kur vendet perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.Sipas tij, “serbëve duhet t’u ofrohet diçka që do t’u tregonte se janë të respektuar dhe se 30 vjet pas luftërave nuk do të paguajnë për atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?