Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Tanku”, “Tenderët” dhe “Total”
Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Tanku”, “Tenderët” dhe “Total”. Në seancën për “Tankun” duhet të jepen fjalët përfundimtare të të akuzuarve në këtë proces, ish-kryeminsitrit Nikolla gruevski dhe ish-ndihmësministrit në MPB, Gjoko Popovski. Në këtë rast, e akuzuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por procedura për të ishte ndarë për shkak të “shtatzanisë së rrezikshme”. Që të tre janë të akuzuar për furnizim të mercedesoit luksoz prej 600 mijë eurove.
Sipas PSP-së, Gruevski si kryeministër, ka kërkuar nga Jankullovska të caktojë person i cili do tëp zbatojë furnizim të jashtëligjshëm publik për automjet të ri të blinduar, ndërkaq është favorizuar ndërmarrja “Mak Autostar SHPNKP”. Për ta plotësuar kërkesën, Jankullovska e ka angazhuar Popovskin dhe që të dy e kanl keqpërdorur pozitën zyrtare deh autorizimin. MPB ka bërë furnizimin e automjetit i cili është dashur t’i jepej Qeverisë, por sipas aktit të prokurorisë, ishte furnizuar sepse Gruevski ka dashur të vozitet në automjet të tillë, por nuk ka dashur që opinioni të dijë për atë.
Që të tre të akuzuarit në këtë lëndë u deklaruan se nuk janë fajtorë për veprat penale për të cilat i ndjekë PSP. Gjykimi për “Tankun” filloi nga fundi i janarit të këtij viti. Seancë e re gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Tenderët” në të cilën e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ndërkaq ka të bëjë me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase dhe projektin e pavarur “Shkupi 2014”. Në këtë rast të akuzuar janë dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike. Një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi.
Në seancën e fundit në sallën e Gjykatës penale u dëgjuan pesë biseda të përgjuara, të cilat PSP i propozoi si dëshmi në këtë rast. Nga pesë bisedat, katër janë nga viti 2011, ndërsa një e vitit 2013, ndërsa në to flasin Kançeska-Milevska, Mile Janakieski, Ilija Bresliski dhe Gordana Jankullovska. Në bankën e të akuzuarve nëse në Gjykatë duhet të ulet edhe gazetari Dragan pavlloviq-Llatas, i cili është i dyshuar në lëndën “Total”. Tre seancat paraprake për këtë rast nuk u mbajtën, sepse nuk mori pjesë Dragan Pavlloviq-Llatas për shkaqe shëndetësore dhe familjare. Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore me ç’rast përmes personave juridik ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa vetë personi fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze