LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, javë me temperatura të ndryshueshme

Parashikimi i motit, javë me temperatura të ndryshueshme

Ditëve të para të javës do të jenë me mot të ndryshueshëm me reshje lokale shiu.

Gjatë ditës së sotme pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Të martën parashihet mot kryesisht me vranësira dhe mundësi për bubullima.


Për të mërkurën dhe të enjten po ashtu parashikohet mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell, ndërsa në orët e pasdites edhe mundësi për riga lokale shiu.

Ndërkaq, të premten do të mbajë mot kryesisht me diell.

Gjatë kësaj jave temperaturat minimale do të zbresin nga 11 deri në 7 gradë Celsius , e ato maksimale do luhaten nga 19 deri në 23 gradë Celsius.