Ditët e Donald Trump dhe Melanias nisin të ndara. Presidenti zgjohet rreth orës 5:30 të mëngjesit, sheh televizor dhe bën statuse në Twitter.
Zonja e parë zgjohet në dhomën e saj të gjumit pak më vonë, sipas dy miqve të ngushtë të çiftit. Më pas, ajo përgatit djalin e tyre 12-vjeçar për shkollë. Melania sigurohet edhe nëse djaloshi i ka detyrat e shtëpisë me vete në çantë.
Mes zhurmës që rrethon administratën Trump, e sidomos së fundmi për mënyrën se si Presidenti i ka blerë heshtjen pornostares Stormy Daniels për marrëdhënien që ata kanë pasur, Melania Trump po ndjek një agjendë më të qetë. Një agjendë të ndarë nga Presidenti, duke rritur djalin dhe duke ‘zënë’ vend në këtë Shtëpi të Bardhë jo edhe aq tradicionale.
Zonja e Parë nuk i ka adresuar drejtpërdrejt çështjet që Daniels, dhe një grua tjetër, Karen McDougal, thanë se kishin me burrin e saj. Por, ajo ka filluar dukshëm të rrisë profiling e saj, e veçuar nga Presidenti. Ajo gjithashtu njoftoi se do të mbante një konferencë shtypi të hënën nga Shtëpia e Bardhë, një dalje publike që do të ishte pothuajse e pa-mendueshme vetëm disa muaj më parë.
“Fokusi i saj gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë tek fëmijët, dhe kjo konferencë ka për qëllim të formatizojë rolin e Zonjës së Parë për tre deri në shtatë vitet e ardhshme” – deklaroi zëdhënësja e Melanias, Stephanie Grisham. (përktheu lapsi.al) Ajo tha se Zonja e Parë do t’i kushtojë pjesën tjetër të presidencës Trump çështjes së fëmijëve dhe mirëqenies së tyre.
Në javët e fundit, Zonja e Parë ka qenë në qendër të ngjarjeve të profilit më të lartë, ndryshe nga i gjithë viti i kaluar. Melania Trump shkoi e vetme edhe në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush.
Martesat politike kanë tëndëncën të jenë më të komplikuara, por është e habitshme që Trump-ët nuk bëjnë aspak përpjekje për të projektuar një front më të bashkuar. Megjithëse të dy janë shumë të vetëdijshëm për fuqinë e gjesteve në publik, disa nga momentet e tyre të paharrueshme së bashku janë të çuditshme: Melania i largonte vazhdimisht dorën Presidentit, pavarësisht këmbënguljes së tij.
“Ajo është dinjitoze dhe person privat. Nuk dëshiron që të merret njeri me jetën e saj private.
Ata nuk janë çift që mbajnë duart thjeshtë sepse, ajo është një europiane e vjetër.” – u shpreh Stephanie Ëolkoff, një mikeshë e vjetër e Melanias.
Është e pazakontë të shohësh një moment të Presidentit ku ai sinqerisht të shijojë një moment të paplanifikuar me gruan e tij, ose edhe me Barronin, djalin e tyre.
Trump-ët janë shpesh të veçuar edhe gjatë kohës së tyre të lirë. Kështu shprehen disa njerëz që njohin oraret e çifteve. Në Mar-a-Lago, gjatë festive dhe fundjavave, Presidenti luan Golf ose drekon me politikanë, drejtues biznesesh dhe personalitete të medias, ndërkohë që Melania nuk duket shpesh. Sipas disa pjesëtarëve të stafit, Presidenti dhe Zonja e Parë nuk hanë së bashku as në Shtëpinë e Bardhë.
“Ata shpenzojnë shumë pak, gati fare kohë së bashku” – tha një mik i vjetër i Presidentit.
Ndërsa Zëdhënësja e Melanias u shpreh se Presidenti dhe Zonja e Parë qëndrojnë me njëri-tjetrin. “Përveç udhëtimeve solo të Presidentit, familja shpenzon shumicën e mbrëmjeve së bashku.” Ajo gjithashtu i zhvlerësoi skandalet e fundit të Trump me lidhjet e fshehta, duke thënë se Melania fokusohet tek rritja e djalit. “Ajo fokusohet tek të qëni grua, sikurse fokusohet në rolin e saj si Zonjë e Parë. Kjo është e gjitha. Çdo gjë tjetër është zhurmë.”
Një zyrtar i lartë i Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, kur u pyet rreth orareve dhe dhomave të ndara të çiftit, nuk pranoi të komentojë, duke thënë se kjo nuk ishte një çështje zyrtare.
Melania jep pak intervista, dhe nuk pranoi të fliste për këtë artikull, por gjatë fushatës ajo i tha ‘The Washington Post’ se ajo dhe burri i saj janë “shumë të pavarur” duke shtuar se ata i japin njëri-tjetrit hapësirë mjaftueshëm.
Sipas disa njerëzve që e njohin çiftin, kjo hapësirë duket se është rritur edhe më shumë nën çatinë e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht pas Daniels, një pornostareje emri i të cilës është Stephanie Clifford, si dhe Karen McDougal, një modele Playboy, folën publikisht për marrëdhëniet e dyshuara me Trump gjatë martesës së tij me Melanian. Daniels ishte paguar 130 mijë dollar gjatë fushatës nga një avokat i Trump për të mos folur në publik për marrëdhënien me Presidentin.
Rudolph W. Giuliani, një prej avokatëve të Trump, i tha NBC News se pagesa ishte bërë për të “parandaluar sikletet personale dhe ‘dhimbjen’ për gruan e Trump”.
Një tjetër ngjarje e habitshme ndodhi më 26 prill me Trump. I ftuar në “Fox and Friends”, duke thënë se ishte ditëlindja e melanias dhe pastaj duke folur papritmas për pornostaren Daniels. I pyetur aty se çfarë dhurate i kishte bërë Melanias për ditëlindje, Trump tha: “Ndoshta nuk i kam marrë ndonjë gjë të madhe. I mora një kartë të bukur, ju e dini se unë jam shumë i zënë për të dalë dhe për të këkuar dhurata.”
Sipas disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Melania ka ngritur një mur de fakto në mes të Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë. Ajo po rinovon zyrën e saj dhe po shijon popullaritetin në rritje, ndërsa bashkëshorti i saj dhe Ivanka Trump i kanë zyrat në Krahun Perëndimor.
Kur shkon në Krahun Perëndimor për detyra zyrtare, ajo nuk ecën nëpër sallë, nuk e ngre kokën për të parë si po shkon dita e Presidentit.
“Ajo shkel rrallë në Krahun Perëndimor” – tha një person me shumë njohje në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, shumë analistë politikë besojnë se Trump do të ketë nevojë që Melania të qëndrojë krah tij, nëse dëshiron të fitojë përsëri në vitin 2020.
Ndërkohë që Melania qëndronte pranë Presidentit në Kapitol, dy ish-gratë e tij, Ivana Trump dhe Marla Maples, ishin ulur në turmë.
Trump është Presidenti i vetëm që është martuar tre herë. Melania është 48 vjeç ndërsa Presidenti është 71 vjeç.
Në vend që të hynte në Shtëpinë e Bardhë me burrin e saj, Melania qëndroi në Nju Jork për gjashtë muaj që Barron të mbaronte vitin shkollor atje. Kjo vonesë fillimisht e vendosi Melanian në disavantazh, sipas një shoku që tha se ritmi i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë formë, dhe Melania nuk ishte integruar akoma. (përktheu lapsi.al) Disa zyra që i vinin në ndihmë Zonjës së Parë kaluan asokohe në Krahun Perëndimor, për t’i ardhur në ndihmë Ivankës, vajzës së Trump që është këshilltare e tij.
Sipas disa njerëzve që i njohin të dyja, 36-vjeçarja Ivanka dhe Melania, të dyja ish-modele, nuk kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Zëdhënësja e Melanias tha se nuk ishte vetëm e gabuar të thuhet se Melania nuk është e afërt me Ivankën, por edhe ‘lënduese’.
Prania e Melanias po rritet, ndërsa ajo e Ivankës po ulet ndjeshëm.
Vitin e shkuar, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka “ka një rol të paprecendet për një Vajzë të Parë” dhe ajo herë pas here ka marrë përsipër detyrat e Zonjës së Parë. Ivanka është Këshilltare e Politikës së Presidentit, ka udhëtuar globin si zëvendësuese për babain e saj, dhe është ulur me udhëheqësit botërore në Shtëpinë e Bardhë. Por, kohët e fundit, profili i saj public është tkurrur.
Zonjat e Para shpesh kanë pasur ndikim të konsiderueshëm, si këshilltare joformale e Presidentit dhe personave më të afërt me ta. Ata kanë qenë dora e fshehtë në vendimet e marra për politikat, por edhe në punësimet dhe shkarkimet. Dhe, ato mund të urdhërojnë vëmendje për çështjet që duan.
Kohët e fundit, Laura Bush themeloi Festivalin Kombëtar të Librit dhe përdori udhëtimet e saj të jashtme për të kthyer vëmendjen tek HIV/AIDS. Michelle Obama promovoi arsimin e vajzave në nivel global dhe filloi një lëvizje këtu për t’i bërë fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe të ushtrohen fizikisht.
Stafi i Melanias është çuditërisht i vogël, me 10 njerëz, sa gjysma e stafit të Michelle Obamas në kulmin e saj.
Melania ka huazuar libra nga Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë për të studiuar rolin e Zonjës së Parë dhe planifikon të përshkrojë të hënën një nismë të re në lidhje me fëmijët.
Disa sondazhe kanë treguar se ndërsa ajo bëhet më publike, popullariteti i saj rritet. Në shumë mënyra, imazhi që ajo projekton është më larg Trump-ave të tjerë.
Presidenti organizon mitingje të mëdha; Melania shpesh mban takime me vetëm disa njerëz. Burri i saj është kundër “migrimit zinxhir” të bazuar në familje; ajo është nga Sllovenia dhe tani prindërit e saj, gjithashtu emigrant, janë bërë banorë të ligjshëm në SHBA.
Presidenti tallet me armiqtë politikë në Twitter me pseudonime nënçmuese, si përshembull kur i drejtohet Barack Obamës, thotë “Obama mashtruesi”. Melania e quan ngacmimin online një “të keqe”. Ajo organizoi një konferencë në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për t’a ndaluar këtë “të keqe”.
Melania është ankuar duke thënë se ajo nuk i meriton komentet që ka lexuar në lidhje me veten e saj në internet. Ajo është dëgjuar duke thënë se ajo e di se burri i saj ka kontribuar në natyrën luftarake të debateve online. Sipas një bashkëpunëtoreje, Melania ka vazhduar me përpjekjet e saj për të ndaluar sulmet online, pavarësisht këshillave të Shtëpisë së Bardhë, që ajo të zgjidhte ndonjë çështje tjetër për t’a mbështetur.
Në muajin mars, Melania ftoi drejtuesit të lartë të Twitter, Facebook dhe kompanive të tjera të teknologjisë, së bashku me OJF-të që punonin për sigurinë në Internet, në Shtëpinë e Bardhë, për të mbajtur një takim mbi këtë çështje.
“Unë jamë shumë e vetëdijshme se njerëzit janë skeptike për mua kur diskutoj këtë temë. Unë jam kritikuar për angazhimin tim për të trajtuar këtë çështje, dhe e di që do të vazhdojë. Por, kjo nuk do të më ndalojë që të bëj atë që unë besoj se është e drejtë. Ne duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të biseduar me njëri-tjetrin, për të mos u pajtuar me njëri-tjetrin, dhe për të respektuar njëri-tjetrin.” – iu drejtua Melania grupit në fjalën hapëse.
Melania nuk ka qenë gjithmonë e gatshme të ndiqte një tjetër rrugë nga bashkëshorti. Në vitin 2011, kur Trump ishte një nga personat kryesorë që sfidonin vlefshmërinë e çertifikatës së lindjes së Presidentit Obama dhe shtetësisë amerikane, Melania e mbështeti atë.
“Ç’është ky fiksim me çertifikatën e lindjes? A kërkoi ai që të shihte tuajin kur e takuat? – e pyeti intervistuesi televiziy Joy Behar.
“A doni të shihni çertifikatën e lindjes së Presidentit Obama apo Jo?”- u përgjigj Melania. Ajo tha gjithashtu se ajo që Obama kishte bërë publike nuk ishte një çertifikatë lindjeje. “Do të ishte shumë e lehtë nëse Presidenti Obama do t’a tregonte atë.” – tha ajo.
“Nuk është vetëm Donald që dëshiron t’a shohë atë. Është populli amerikan. Ata duan t’a shohin atë.”
Por, si Zonjë e Parë, ajo ka lavdëruar publikisht Michelle Obamën dhe qeshi së bashku me Presidentin Obama, i cili u ul pranë saj në funeralin e Barbara Bush muajin e kaluar në Hjuston. Ajo gjithashtu qëndroi me Bill dhe Hillarz Clinton, dy nga shënjestrat e preferuara të burrit të saj për kritika.
Melania u prit ngrohtë nga ish-Presidentët dhe Zonjat e Para. Fotot e të gjithëve së bashku, Obamave, Clinton-ve, George W. Bush, Laura Bush dhe George H.W. Bush, treguan një Melania shpërthyese.
Ajo gjithashtu ka udhëtuar veçmas burrit të saj, madje edhe kur ata kanë shkuar në të njëjtin destinacion. Në shkurt, disa orë pasi “New Yorker” publikoi një histori rreth lidhjes së supoyuar të Trump me McDougal, modelen e Plazboy, Melania nuk eci me Trump nëpër Shtëpinë e Bardhë për të hypur në Marine One.
Të dy po shkonin në Mar-a-Lago për fundjavën, por në vend që të bënin ecje publike nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë me burrin e saj në drejtim të helikopterit, ajo shkoi veçmas në aeroportin ushtarak të Maryland për të kapur Air Force One. (përktheu lapsi.al) Zëdhënësja e Melanias u tha gazetarëve atëhere që duke pasur parasysh orarin e Zonjës së Parë, ishte thjesht më e lehtë për çiftin të takoheshin në aeroplan. Kur makina e saj u largua, ndihmësit e zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë nuk lejuan asnjë reporter të shkrepte foto të Melanias duke u future në avion.
Siç ndodh shpesh me Zonjat e Para, Melania është më popullore se burri i saj. Por, dy miq të çiftit thonë se Presidenti, i cili i kushton vëmendje të madhe sondazheve për të, fiksohet pas popullaritetit të Melanias. Ajo kishte një përqindje miratimi nga amerikanët me 47%, ndërsa vetë Trump 40%. Sondazhi u bë nga CNN në janar.
Zëdhënësja e Melanias tha se Melania e merr rolin e saj me seriozitet dhe është e kujdesshme të koordinohet me zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Koordinimi me Sarah Sanders bën të mundur që deklaratat e Melanias dhe Presidentit të mos bien ndesh.
Por, sipas zëdhënëses së Melanias, ndoshta puna e mirë që bën Melania zbehet edhe nga aktivitetet e Presidentit dhe ciklet e shpeshta të lajmeve.
Trump e përshkroi Melanin tek mbështetësit e tij si “shkëmbi dhe themeli” i tij. “Nuk do të isha njeriu që jam sot pa atë në krahun tim. Gruan time të bukur, zemërmirë dhe të jashtëzakonshme” – u shpreh Donald Trump.
“Ata kanë një afinitet të pashprehur” – tha Winston Wolkoff, këshilltare e zyrës së Zonjës së parë.
Një tjetër person i afërt me Presidentin tha se e kishte dëgjuar atë të thoshte se Melanian “e beson dhe e dëgjon”.
Melania është shprehur se ndonjëherë ofron këshilla për burrin e saj, këshilla që përfshijnë edhe postimet që ai bën në Twitter, por kjo nuk do të thotë se ai i dëgjon këto këshilla.
Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit 2017, Melania i tha Presidentit se ai duhet të ishte më i shqetësuar për hetimin ndaj tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Ajo ka shtuar se ekipi i tij ligjor nuk po e mbronte atë. Kështu u shpreh një person që ishte i ftuar në darkë. Sipas këtij personi, Trump nuk ra dakord me Melanin, duke këmbëngulur se ai hetim do t’a lironte atë nga akuzat dhe se avokatët e tij ishin të shkëlqyer.
Zëdhënësja e Melanias e cilësoi si të pavërtetë këtë tregim. “Burimet tuaja anonime janë gabim.” Që nga ajo darkë, dy nga tre avokatët e kanë lënë ekipin e Trump për Rusinë.
Disa njerëz në Shtëpinë e Bardhë, të cilët si të tjerët e intervistuar për këtë artikull nuk donin të përmendeshin me emër kur komentonin marrëdhënien e çiftit, thanë se Melania nuk i beson disa anëtarëve të stafit të bashkëshortit të saj. Dy persona thanë se veçanërisht nuk i pëlqente ish-strategu Stephen Bannon, dhe ajo i tha Trump. Melania gjithashtu u mëryit për largimin e papritur të John McEntee, asistentit të ri personal të Trump.
Trump këmbënguli për një marrëveshje para-martesore kur ai u martua me Melanian 13 vite më parë, njësoj siç kishte bërë me dy bashkëshortet e tij të mëparshme. Termat e kësaj marrëveshje nuk janë bërë publike.
“Pa pagesë Melania!” – vazhdon të jetë një meme popullore. Komedi televizive e portretizojnë atë si të bllokuar brenda Shtëpisë së Bardhë, të pakënaqur.
Për muaj të tërë, një thashethem qarkullon në Uashington, se Melania nuk jeton me të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë, por qëndron në një shtëpi me prindërit e saj dhe djalin, Barron, pranë shkollës së tij, në periferi të Uashingtonit.
“Është 1000% false. Ne qeshim me këtë histori gjithë kohën.” – u shpreh zëdhënësja e Melanias.
“Është një legjendë urbane” – tha Rickie Niceta Lloyd, sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë.
Melania është jashtëzakonisht e afërt me prindërit e saj dhe djalin e saj, Barron, i cili flet sllovenisht me gjyshërit e tij. Sipas miqve, jashtë vëmendjes së publikut, Melania është shpesh me familjen e saj.
Zyra e Melanias nuk pranoi të thoshte se ku jetonin prindërit e saj, apo edhe nëse ata mbanin një dhomë në Shtëpinë e Bardhë, siç bënte nëna e Michelle Obama.
Melania kalon shumë kohë në Shtëpinë e Bardhë, sipas njerëzve që punojnë atje, dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e përhershëm të familjes prej gati 100 personash.
Miqtë thonë se ajo është një perfeksioniste që mbikqyr detajet më të vogla të eventeve ku ajo është e përfshirë.
Asajt i pëlqen të vërë shenjën e saj në shtëpinë historike dhe ka ridizenjuar banesat e familljes. Ndërkohë që burri i saj favorizon dekoret e shkëlqyeshme dhe të ndritshme të arit siç janë në shtëpinë e tyre në Trump Toëer (kullën Trump), Melania ka zgjedhur ngjyrat neutral.
Megjithatë, Trump shpesh i shoqëron miqtë deri në banesë pas festave të pushimeve. Ai i tregon “Lincoln Bedroom” (dhomën e gjumit Linkoln), ku vë në dukje se sa i gjatë ishte ish-Presidenti, teksa i tregon edhe karakteristika të tjera të shtëpisë. (përktheu lapsi.al) Melania, megjithatë, i tha njerëzve shumë pranë saj se ajo dëshiron t’a mbajë banesën private.
Edhe pse anglishtja nuk është gjuha e saj e parë, ajo po mësohet duke e përdorur publikisht. Ajo gjithashtu ka filluar të nxjerrë video të punëve që bën.
Videoja e fundit që ka publikuar tregon përgatitjen e saj për darkën shtetërore për Presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe që është parë nga rreth 1.5 milion njerëz.
Njëzet e dy vite pas ardhjes së parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të modeluar, ajo është tani një nga gratë më të fotografuara në botë.
Paolo Zampolli, i cili ndihmoi Melanian të punonte në industrinë e modës së SHBA-ve dhe e sheh atë në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se Melania po lulëzon.
“Është një histori e pabesueshme. Është ëndrra amerikane.
Ajo me të vërtetë do të bëhet mbretëresha e zemrave të njerëzve, siç ishte Priceshë Diana. Unë mendoj se bota do të shohë më shumë nga ajo.” – u shpreh Paolo Zampolli.
The Washington Post. Përshtati në shqip lapsi.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj