LAJMI I FUNDIT:

Fiat rritë çmimin e modeleve 500 dhe 500 Abarth (Foto)

Fiat rritë çmimin e modeleve 500 dhe 500 Abarth (Foto)

Kërkesa për këto vetura po bie, ndërsa Fiat vendosë t’ju rrisë çmimin

Kohëve të fundit, kërkesa për vetura të vogla ka rënë në masë të madhe, gjë që e ka prekur shumë edhe Fiat 500, transmeton Telegrafi.


Modeli i fundit 500, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh, pasi prodhuesi vetëm po fokusohet në edicione speciale, megjithëse modeli i 2018-ës, ka rritje të fuqisë së motorit.

Por, siç raportojnë mediat që merren me automobilizëm, këto ndryshime nuk vijnë falas.

Megjithëse ka rënë kërkesa, Fiat 500 që është lansuar këtë vit, është më i shtrenjtë se ai i vitit të kaluar.

Fiat 500 Pop kushton 13,500 euro, që është për njëmijë euro më i shtrenjtë se i mëparshmi.

Janë rritur edhe tarifat e transportit, prej 800 euro në njëmijë euro, ndërsa ata që duan të kenë gjashtë shpejtësi manuale, duhet të paguajnë rreth 800 euro.

Në këtë formë, për një 500 më të kompletuar duhet të paguhet totali prej 15,500 eurove. Kjo i bie se është më i shtrenjtë se Honda Fit XL, që është shumë më i kompletuar dhe komod.

Shtrenjtim do të pësojnë edhe 500 Longue për 1,200 euro dhe 500 Abarth për 650 euro, që i bije se do kushtojë 17,500 euro respektivisht 18,100 euro.

Këto mund të arsyetohen, sepse makinat vijnë me motorin që ka 135 kuajfuqi, për dallim prej atyre të mëparshme që kishin vetëm 101 njësi.

Pritet që të ketë përmirësime të përgjithshme, përfshirë punën në eksterier, rrotat më të mëdha, sistemin e ajrosjes si dhe disa elemente tjera. /Telegrafi/