LAJMI I FUNDIT:

Fabrika hedhë kemikale në lumin e Batllavës, banorët e Llapit duan zgjidhje urgjente (Foto)

Fabrika hedhë kemikale në lumin e Batllavës, banorët e Llapit duan zgjidhje urgjente (Foto)

Banorët e fshatit Bellopojë janë ankuar për një fabrikë që hedhë kimikale të pa filtruara në lumin e Batllavës.

Fabrika, sipas banorëve, prodhon vaj ushqimor dhe ata po vuajnë nga ky helmim për shkak se lumi i Batllavës kalon nëpër fshatin Gërdofc, Bellopojë, për të kaluar në Shakovicë e më tutje.

Banorët këtë e kanë quajtur krim ndaj natyrës dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente për këtë çështje.


Ata thonë se më herët, kanë protestuar për të ndaluar helmimin e ujit të lumit nga fabrika, gjithashtu janë ankuar ne komunën e Podujevës dhe në ministrinë e Ambientit por asnjëherë nuk është zgjedhur ky problem.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë