LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi agresiv e pësoi keq, pasi qëlloi arsimtarin në fytyrë (Video)

Nxënësi agresiv e pësoi keq, pasi qëlloi arsimtarin në fytyrë (Video)

Nxënësit e një shkolle fillore në Shtetet e Bashkuara, panë më shumë se që duhet, në atë që do duhej të ishte një orë mësimi.

Për arsye të panjohura, një nxënës është bërë agresiv dhe e ka qëlluar arsimtarin në fytyrë, pasi ta ketë goditur në gjoks, transmeton Telegrafi.


Kjo bëri të mësimdhënësi të revoltohej dhe ta kthente me kokë poshtë, për ta hedhur sipër një tavoline. Pranë tyre kanë shkuar edhe dy nxënës të tjerë, që vazhdonin ta grushtonin arsimtarin.

Shikuesit e kanë konsideruar veprimin e arsimtarit të tepruar, por të tjerë e kanë mbrojtur, pasi fajtorë duket se janë nxënësit me sjellje shumë të ulëta. /Telegrafi/