LAJMI I FUNDIT:

Nevojë për logopedë dhe defektologë në Maqedoni, mungon edhe vetëdija publike

Nevojë për logopedë dhe defektologë në Maqedoni, mungon edhe vetëdija publike

Nevoja për logopedinë shtrohet si domosdoshmëri, për arsye se mbi 10 për qind e popullsisë vuan nga probleme në të folurit, që zakonisht lidhen me mos shqiptimin e shkronjave, të folurit ndër hundë, belbëzimin, të folurit me ndërprerje dhe të folurit e shpejtuar, shkruan gazeta KOHA. Përfshirja e logopedëve në identifikimin e problemeve që i kanë fëmijët para se të regjistrohen në shkollë, si dhe bashkëpunimi i prindërve me institucionet përkatëse që merren me këto problematika, është edhe tema qendrore e aksionit me moton “Për të ndihmuar fëmijët me probleme të të folurit”, organizuar nga shoqata “Interakcija Plus” nga Shkupi, e që do të zgjasë deri më 5 qershor.

Ideatorët e këtij aksioni janë logopedët dhe defektologët që do të bëjnë kontroll të fëmijëve që do të regjistrohen në klasën e parë, me ç’rast do të vlerësohet gjendja e tyre përmes pajisjeve më të avancuara diagnostike.

Qëllimi i këtij aksioni, sipas përfaqësueses së shoqatës “Interakcija Plus”, Ana Petreska, është që të senzibilizohet vetëdija publike për kontrollimin e fëmijëve para se të shkojnë në shkollë, duke eliminuar pengesat në të folur.


“Ka tre vite që po punojmë si ekip vullnetar për të nxjerr në pah problemet e shoqërisë sonë. Ne veprojmë për t’u dal në ndihmë fëmijëve në nevojë, që nënkupton kontroll si në aspektin psiko-fizik ashtu edhe në të shprehurit gojor. Punojmë me defektologë dhe logoped, kurse kontrolli i fëmijëve bëhet pa pagesë. Duam që ti vetëdijësojmë institucionet arsimore, por edhe prindërit për një përkushtim më të madh ndaj fëmijëve, duke bashkëpunuar me logopedët dhe defektologët. Brenda këtyre tre viteve kemi kontrolluar deri në 5000 fëmijë, por në përgjithësi gjatë një viti kemi takuar mbi 1500 fëmijë, prej të cilëve – 15 fëmijë, janë marrë në trajtime të mëtejshëm”, thotë defektologia Ana Petreska nga shoqata “Interakcija Plus”, për gazetën “Koha”.

Ajo sqaron se ekipi i logopedëve dhe defektologëve aksionin e zhvillon nëpër shkolla brenda qytetit të Shkupit, por nuk mungojnë interesimet edhe nga qytetet e tjera.

Që situata të ndiqet në vazhdimësi, në mënyrë që problemet të identifikohen dhe mënjanohen me kohë, do të duhej që në kopshte dhe shkolla të ketë një logoped, por edhe defektolog.
Këtë ide e mbështet edhe defektologia Ana Petreska, e cila sugjeron që të paktën një logoped do të duhej të punojë me një nxënës për të mënjanuar problemet që lidhen me aftësinë e të folurit. Mirëpo ajo ankohet se aktualisht vërehet mungesë e theksuar e logopedëve dhe defektologëve nëpër institucione, ndonëse ka plot prej tyre që kanë diplomuar dhe janë të papunë.

Ndërkaq, logopedi Ermond Miftari, nga Qendra për Rehabilitim dhe Fëmijët, në Shkup është i mendimit se është e domosdoshme përfshirja e logopedit në ekipin e shkollave, që të identifikohen problemet në komunikim të fëmijëve. Kjo për faktin se, siç thotë ai, patjetër duhet, fillimisht të ekzaminohet problemi nga logopedi dhe më pas të diagnostifikohet, si parakusht për një rehabilitim të suksesshëm dhe mënjanim të çrregullimeve.

Mirëpo, fatkeqësisht ende ekziston një vetëdije e ulët publike sa i përket rolit të logopedëve dhe defektologëve dhe kjo, siç na informon logopedi Miftari, është vërejtur edhe në praktikë kur ndodhë që institucionet nuk e shohin të arsyeshme të thërrasin në ndihmë logopedë, për t’i trajtuar fëmijët në nevojë. /koha/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori