LAJMI I FUNDIT:

Arilda Gjikolli, maturantja nga Peja që qëndisi veshjen e saj me motive arbëreshe

Arilda Gjikolli, maturantja nga Peja që qëndisi veshjen e saj me motive arbëreshe

Është muaji maj dhe shumë prej maturantëve kanë përfunduar me sukses një nga periudhat e tyre më të rëndësishme në jetë.

Mbrëmja e maturës është shumë e rëndësishme për ta, dhe mundohen që në këtë datë ata të duken sa më bukur dhe me klas.

Gjithmonë vëmendje të veçantë kanë rrëmbyer idetë kreative, e një ndër to ka qenë edhe veshja e maturantes Arilda Gjikolli nga Peja.


Ajo e ka punuar vet fustanin e saj të mbrëmjes, duke e ndërthurur me elemente arbëreshe.

Për Telegrafin, 18-vjeçarja ka treguar se një ide të tillë e ka pasur prej kohësh, ngase edhe studion në fushën e artit.

“Në periudhën që përfundova shkollën e mesme në fushën e arteve, si çdo maturant që në mbrëmjen e maturës dëshiron të shkëlqejë në mënyrë unike, unë zgjodha që të realizoj një veshje të modifikuar arbëreshe, prapë duke u kthyer tek të parët tan! Me një grim natyral, dukje të thjeshtë”.

Për të promovuar veshjen, ajo ka zgjedhur që fotofesisionin e saj ta realizojë në një ambient të veçantë.

“Setin fotografik e kam realizuar në Muzeun Etnologjik në Pejë, ndërsa realizimin e dizajnit të veshjes dhe qepjen i kam realizuar te Filizia Osakaq”, ka treguar maturantja Gjikolli. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Këshilla për prindër
Kalo në kategori