LAJMI I FUNDIT:

Emra të njohur e të rinj, kandidatë për Çmimin “Kadare”

Emra të njohur e të rinj, kandidatë për Çmimin “Kadare”

10 maji shënoi dhe mbylljen e afatit zyrtar të dorëzimit të dorëshkrimeve në konkursin letrar “Kadare”. 32 vepra në prozë tashmë janë në garë për çmimin e madh të letrave, që ka një vlerë prej 10,000 eurosh i cili akordohet nga Instituti Evropian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.

“32 autorë ia kanë besuar këtë vit veprat e tyre këtij konkursi dhe ky është një lajm i mirë, duke patur parasysh që kemi të bëjmë me vepra në dorëshkrim, të pabotuara më parë. Mes konkurrenteve spikasin dhe emra të njohur në letrat shqipe, si Virgjil Muçi, Zija Cela, Vera Bekteshi, Gazmend Krasniqi, Bashkim Hoxha etj., çka do të thotë se në vetëm katër vite ky konkurs është kthyer në një institucion të rëndësishëm për vlerësimin e letërsisë”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit “Kadare”.

Por, në një kohë kur flitet kaq shumë për një mungesë të të rinjve në letrat shqipe, ky konkurs konfirmon të kundërtën.


“Ka një rritje të autorëve të rinj që kanë zgjedhur letërsinë si rrugën e tyre dhe në këtë konkurs spikasin të rinj me një stil të konsoliduar, ku dallohet që lidhja e tyre me letërsinë është e hershme. Loer Kume, Alion Caçi, Rudina Cupi, Erjon Papagjoni, Arlind Farizi, Flogerta Krypi, Ada Capi, Sokol Thana etj. janë vetëm disa prej emrave të rinj që i kanë besuar dorëshkrimet e tyre këtij konkursi.”, thotë Bardhyli.

Sipas saj, konkurset letrare janë dhe një formë e mirë për të parë nivelin e një letërsie. Ndërsa prej vitesh kritika flet për një ikje të autorëve nga tregimi duke u fokusuar më shumë tek proza e gjatë siç është romani apo novelat, ky konkurs na pohon të kundërtën.

“Janë disa autorë që kanë zgjedhur të konkurrojnë me vëllime me tregime, duke treguar e tregimi shqip do vijojë të ndërtohet nga emra të tjerë që do spikasin në rrugëtimin e tyre në letërsi”, shton ajo.

Juria kryesohet nga Kim Mehmeti dhe në përbërje janë edhe Agim Baci, Genciana Abazaj, Eni Vasili dhe Ledia Dushi, tashmë janë duke shqyrtuar që janë në garë për çmimin e këtij viti. Sipas Bardhylit, juria me një pjesë të veprave është njohur më herët, duke qenë se një pjesë e autorëve i kanë dorëzuar ato që në ditët e para të shpalljes së konkursit. Juria do të mblidhet pas një jave për të konkluduar me listën e shkurtë të autorëve që do të garojnë për çmimin e madh, e që do të shpallet gjatë Ditëve Letrare të Razmës.

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!

Kulture
Kalo në kategori