Organizatat joqeveritare të cilat në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor, kanë ndezur alarmin se në Maqedoni institucionet përkatëse nuk i paraqesin mbeturinat e rrezikshme industriale me mbetje toksike si dhe mbeturinat mjekësore, por pjesën më të madhe të tyre e hedhin në deponitë bashkë me mbeturinat e tjera komunale.
Ambitalistët thonë se përpos mbeturinave komunale, në më shumë rrjedha të lumenjve dhe në lokacione të ndryshme hidhen edhe mbeturinat e rrezikshme.
Në Maqedoni, vetëm deponia e Drisllës në Shkup është ajo që plotëson standardet minimale të Bashkimit Evropian të përcaktuara me direktivat e deponive per menaxhimin e materieve të rrezikshme.
Nga Ministria për Mrojtjen e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për Radion Evropa e Lirë thonë se “nuk disponojnë me informacione se në Maqedoni ka vende të caktuara ku hidhen mbeturinat e rrezikshme, duke shtuar se nëse për një gjë të tillë kushdo qoftë, disponojnë me fakte, duhet t’i njoftojnë organet kompetente dhe ata menjëhërë do të veprojnë në bazë të ligjeve që rregullojnë menaxhimin e mbeturinave”.
Në bazë të një studimi në kuadër të ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor, brenda vitit, industria e vendit gjeneron rreth 14 mijë ton mbeturina të rrezikshme.
Por, organizatat joqeveritare thonë se një pjesë e madhe e mbeturinave të dëmshme nuk paraqiten si të tilla nga gjigantët industrial, por edhe institucionet shëndetësore duke synuar të ulin koston e shpenzimeve.
Më e keqja, thotë Bllazhe Josifovski nga “Hajde Maqedoni” është ajo se qytetarët nuk janë sa duhet të informuar për atë se çka paraqesin mbeturinat rrezikshme.
“Mbeturinat e rrezikshme paraqesin mbeturina të posaçme për të cilat nevojitet trajtim adekuat, sepse për dallim nga mbeturinat komunale ata janë toksike, kancerogjene, radioaktive. Pra, mbeturinat e rrezikshme në forma të ndryshme paraqesin rrezik të lartë për ambientin jetësor”, thotë Josifovski.
Ndërkaq, Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare Eco Guerilla për Radion Evropa e lirë thotë se ligji që rregullon mbeturinat e rreziksme nuk është dhe aq i keq, por problemi qëndron tek inspektorati që është përgjegjës për mbrojtjen e ambientit i cili sipas tij nuk është në krye të detyrës.
“Pra, është inspektorati i ekologjisë ai që duket se nuk e bën punën siç duhet prandaj mbetjet e këtilla që u takojnë mbeturinave të rrezikshme përfundojnë në deponitë legale apo ilegale bashkë me mbeturinat komunale pa respektuar standardet. Mendoj se problemi më i madh është tek dështimi i inspektoratit ekologjik i cili ka për detyrë të ndjek ata që shkelin ligjin dhe të sigurohet që mbeturinat e rezikshme ët menaxhohen në mënyrën e duhur”, thotë Xhaferi.
Mbeturina të rrezikshme llogariten edhe mbeturinat mjekësore që i krijojnë institucionet shëndetësore. Organizatat joqeveritare në vazhdimësi kanë ngritur zërin se në afërsi të institucioneve shëndetësore përkatësisht parqet përreth, vërehen mbeturina të rrezikshme mjekësore, si shiringa të përdorura, fasha të gjakosura, gjips të përdorur e deri te inde të ndryshme të hequra në mënyrë kirurgjike.
Ndryshe, në Maqedoni janë rreth 16 zona të kontaminuara nga mbeturinat e rrezikshme si rjedhojë e fabrikave të cilat tani janë mbyllur, e që punonin me kapcitet të plotë gjatë ish Jugosllavisë.
Dislokimi i këtyre mbeturinave është i kushtueshëm edhe pse qeveria zotohet se së shpejti do të gjejë një zgjidhje./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze