Nesër dhe pasnesër (12 dhe 13 maj 2018) në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit do të mbahet Festivali i pestë i Luleve të Shkupit, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe i organizuar nga NP “Parqe dhe gjelbërimi”. Këtë vit motoja e festivalit është “Në ngjyrat e ylberit”.
Festivali do të fillojë më 12 maj me defile lulesh që do të fillojë nga fontana “Lulja e Lotusit” në orën 11 ku do të marrin pjesë fëmijë nga institucionet para shkollore dhe shkollat fillore, të veshur me ngjyra të ylberit. Fëmijët do të lëvizin në pesë shtigje të ndryshme në park, te shoqëruar nga më shumë se 200 çiklistë. Hapja zyrtare e festivalit të luleve, është caktuar për në pra 12 dhe me performancat e tyre festivali do të pasurohet nga Arsihana Luçi, fëmijët nga “Bilbili i artë”, Diana Tahiri dhe Studio e dramës OXO.
Gjatë dy ditëve të festivalit, vizitorët në Parkun e Qytetit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete tërëditore që i ofron programi, të shikojnë lloje të ndryshme të luleve dhe aranzhime lulesh, të ndjekin shou shfaqje me magjistarë, të ushtrojnë joga dhe zumba në ambient të hapur, të dëgjojnë muzikë dhe të kalojnë momente të këndshme me të dashurit.
Ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se festivali i pestë i Luleve të Shkupit synon t’i bashkojë më një vend të gjithë dashamirët e luleve dhe natyrës, artistët, fëmijët dhe nxënësit të cilët do të shprehin shkathtësinë e tyre me lule, zbukurime dhe dizajn, për të promovuar kultivimin dhe rritjen e luleve para qytetarëve, për t’u përfshirë në punëtori dhe për të mësuar diçka më shumë rreth luleve, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Në këtë manifestim, sivjetë do të prezantohen 40 ekspozues të luleve dhe firma për kopshtari dhe rregullim peizazhi, institucione dhe organizata joqeveritare në fushën e ekologjisë.
Festivali për vizitorë do të jetë i hapur deri në orën 18:00 të dielën (13 maj 2018)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë