Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka shprehur dilemat se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën mund të ndodhë këtë vit, në qoftë se nuk ndërmirren veprime konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Për të pasur liberalizim vizash kanë qenë të përcaktuara dy kushte të fundit, njëri demarkacioni dhe i fundit luftimi i krimit dhe korrupsionit”.
“Për demarkacionin është folur hiq më pak se 3 vjet dhe në fund u realizua marrëveshja me 2/3 e Parlamentit të Kosovës. Gjatë tërë kësaj kohe kemi kërkuar shumë opsione të ndryshme për të fituar liberalizimin pa kaluar në kuvend dhe asnjë nga këto opsione nuk arritën të bindin Bashkësinë Ndërkombëtare që të kalonte liberalizimin. Pra ndërkombëtaret u bindën vetëm me vendimin e Parlamentit të Kosovës. Nga ky shembull doli një mësim, se detyrat e qarta dhënë nga Bashkësia Ndërkombëtare duhet realizuar dhe bindur miqtë se ato janë realizuar në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Opsione të tjera po shihet se nuk kalojnë”, thotë Kelmendi.
“Kur është fjala për kushtin e dytë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, apo duke shtuar se mos shtimi i krimit dhe korrupsionit gjatë kësaj kohe, tregon se opsionet që ne ofrojmë janë për konsum të brendshëm dhe për të mbajtur qytetarët larg tensioneve që në realitet duhet të ishin. Ne duhet qartë ti themi vetvetes se me ligjet ekzistuese kemi pasur pak lëndë të niveleve të larta, pastaj kemi pasur edhe pak prokurorë dhe gjykatës. Edhe shtimi i prokurorëve special nuk po bindë BE-në se ne kemi lëvizur pozitivisht në këtë drejtim, por vetëm se kemi shtuar një emërtim lëvizës. Pra nuk kemi shtuar as gjyqtarë, sepse shtimi i tyre garanton gjykime profesionale të pa ndikuara politikisht, ndryshime plotësime të ligjeve për plotësimin e kushtit të fundit, po rrisim dënimet për vepra të njëjta dhe shembuj të tjerë. Nga kjo, shtrohet pyetja, si do të gjykojmë me dënime më të larta, akterët e veprave, me ligje të reja nëse nuk kemi bërë një gjë të tillë me dënime më të ulëta. Pra, kjo edhe më tepër e vështirëson punën e gjyqësorit të pavarur, dhe edhe këto obstruksione mirë të menduara duhet ta kenë një epilog, implementimin e tyre në praktikë që faktikisht është e pamundur me këtë politikbërje përveç nëse vendoset që ndryshimi të fillojë nga lartë deri në fund. Këto obstruksione do prolongojnë liberalizimin e vizave deri në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja dhe ashtu sikurse për demarkacionin të tilla do të ketë edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Kelmendi, përcjell Telegrafi.
“Nëse shohim dhe kujtojmë se nga fillimi thuhej se liberalizimi do ndodhë për tre muaj, pra deri në fund të verës, tani po degjohen zëra se një gjë e tillë do të ndodhë deri në fund të vitit, por shumë shpejt do të dëgjohen zëra se liberalizimi do të ndodhë deri në fund të vitit 2019. Pra, nëse ky trend nuk ndryshon dhe nëse nuk fillohet të luftohet krimi dhe korrupsioni seriozisht apo më mirë të thuhet se nuk do lejohet të shtohet krimi dhe korrupsioni, apo edhe nëse nuk ndryshon zhvillimi ekonomik i domosdoshëm nuk do mbetet asgjë tjetër, përpos që qytetarët të zgjedhin rrugën e largimit nga pozitat e larta politike me votë apo edhe me rrugë, sepse janë vet qytetarët që do të akceptojnë se ky liberalizim ka mbetur në duart e lidershipit kosovarë në qeverisje, që tani janë një shumicë e brishtë”.
Kelmendi thotë se “nuk do ketë vend për prolongim të mëtejmë të këtij procesi, pa përgjegjësi, ne shohim se shpesh qytetarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në Kosovë, me shpresën dhe apelet se do bëhet mirë për vendet e punës dhe mirëqenien sociale”.
“Nisur nga ky realitet, nga këndi im profesional kam sugjerim se më mirë është që qytetarëve tu krijojmë ambiente pune dhe ambiente për investime të gjithë investitorëve dhe mos të krijojmë ligje që dëmtojnë investitorët e brendshëm, meqë për rikujtim po e potencojë se 85% të investimeve i bëjnë investitorët e brendshëm. Andaj, siguria dhe mbështetja e këtyre investitorëve garanton siguri edhe për investitorët e jashtëm. Pika e parë për këtë është politika fiskale për lirimin nga dogana e repromaterialeve në mënyrë që të përmbyllet barazimi i investitorëve të cilët krijojnë në Kosovë, me ata të rajonit. Së dyti, politika e kreditimit dhe mbështetja e investitorëve të rinjë dhe shumë gjëra tjera përcjellëse. Nga kjo del si rikujtim se për të përmbyllur punësimin në nivelin -10% nevojiten mbi 20 miliard euro investime në sektorin privat (p.sh. termoelektrana po kushton 1.3 miliard për afro 500 të punësuar)”.
“Krijimi i punësimit dhe vendeve për investime është mënyra më e mirë e ftesës së qytetarëve për të qëndruar në Kosovë”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramush Haradinaj: Deçani do të bëhet adresë ballkanike e turizmit dimëror
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Filipçe: Qeveria e RMV-së po humb shumë kohë për eurointegrimin, nuk shoh se ka përmirësim në rrugën drejt BE-së
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos