LAJMI I FUNDIT:

Fotografia që ka “dridhur” rrjetet sociale: Ushtarët serbë vendosin kurorë lulesh para shtatores së “bashkëpunëtorit të Hitlerit” (Foto)

Fotografia që ka “dridhur” rrjetet sociale: Ushtarët serbë vendosin kurorë lulesh para shtatores së “bashkëpunëtorit të Hitlerit” (Foto)

Një fotografi e ushtarëve të Serbisë në uniformë duke vënë kurorë lulesh para monumentit të komandantit çetnik Drazha Mihajloviçit u shfaq këto ditë në rrjetet sociale.

Dhe një fotografi e tillë, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka provokuar një reagim në Serbi – madje disa kanë dyshuar se mund të jetë edhe një fotomontazhë.

Megjithatë, siç shkruan “Blic.rs” ushtarët serbë janë me të vërtetë ata që duken në fotografi dhe se pamjet janë autentike.


Siç thuhet më tej, gjithçka filloi kur u botua një foto e debatueshme në rrjetet sociale, e cila u përhap dhe u komentua gjerësisht.

Në fillim, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka heshtur, por pas një kohe kanë demantuar se anëtarët e Ushtrisë së Serbisë kanë marrë pjesë në përvjetorin e Lëvizjes “Ravna Gora” dhe të kenë vendosur kurorë në monumentin e Mihajloviçit.

Gjithashtu bëhet e ditur se në kabinetin e Aleksandar Vulinit kanë pranuar se me të vërtetë ka ndodhur, por që është bërë “vullnetarisht”.

Në vitin 1946, Mihajloviç u ekzekutua për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me nazistët pas vendosjes së komunizmit.

Gjithashtu, gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat e tij u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera.

Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët nazistë “në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit”.

Siç thuhet, çetnikët gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët si edhe komunistë.

Kosova e tronditur nga rehabilitimi i liderit çetnik të Serbisë
Lexo po ashtu Kosova e tronditur nga rehabilitimi i liderit çetnik të Serbisë

Frashër Demaj, një historian në Universitetin e Prishtinës, vite më parë kishte thënë se çetnikët kishin vrarë gjithashtu civilë shqiptarë.

“Çetnikët vranë gjithashtu të burgosur lufte pa respektuar as edhe një rregull lufte”, kishte thënë Demaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori