LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për ushtrinë dërgohet në Qeveri

Projektligji për ushtrinë dërgohet në Qeveri

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (MFSK), e ka dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës draftligjin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Sipas tij, projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj.


“Projektligji është dërguar në Qeveri më 8 maj. Kemi marrë deklaratë financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane që draftligji është në përputhje me legjislacionin e BE-së”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu u tregua optimistë që forcat politike dhe parlamentare do të jenë unike në miratimin e ligjit  për transformimin e FSK-së.

“Kur është fjala për FSK-në kemi bindje e thellë që të gjitha forcat politike dhe parlamentare do të jenë unike në miratimin e ligjeve për transformimin e FSK-së”, tha ndër të tjera zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ndryshe, kohë më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte iniciuar transformimin e FSK-së në Ushtri përmes ligjit, por një gjë e tillë u kundërshtua nga ndërkombëtarët, të cilët kërkonin që një gjë e tillë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Një iniciativë e tillë ishte marrë për shkak se Lista serbe kishte refuzuar votimin për Ushtrinë.

Pas mos pëlqimit nga ndërkombëtarët, Thaçi ishte tërhequr nga kjo iniciativë, duke thënë se një transformim i tillë do të bëhet në partneritet të plotë me ndërkombëtarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori