LAJMI I FUNDIT:

“Holanda po kthehet në narko-shtet, të rinjtë pranojnë të vrasin për 3000 euro”

“Holanda po kthehet në narko-shtet, të rinjtë pranojnë të vrasin për 3000 euro”

Holanda po fillon t’i ngjajë një narko-shteti me policinë që e ka të pamundur të luftojë shfaqjen e një ekonomie paralele kriminale, ka paralajmëruar një raport nga shoqata e policisë holandeze.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se krimi është në rënie, por oficerët thonë se shumë viktima kanë ndaluar së raportuari incidente të shumta, ndërsa sindikatave të krimit të organizuar u është dhënë një kërcënim i hapur.

“Vetëm një në 9 grupe kriminale mund të trajtohet me burimet e tanishme”, thotë raporti i dhënë në një gazetë vendase, përcjell bw.


“Detektivët shohin se kriminelët e vegjël po kthehen në sipërmarrës të pasur që e vendosin veten e tyre në tregun e shtëpive, agjencive të udhëtimit etj”.

Gazeta nga bashkësia e policisë holandeze, bazuar në intervistat me 400 detektivë, shton: “Holanda përmbush shumë karakteristika të një narko-shteti. Detektivët shohin shfaqjen e një ekonomie paralele”.

Kritikët e politikave të tolerancës ndaj shitjes së kanabisit në kafenetë dhe statusin ligjor të prostitucionit pretendojnë se Holanda është promovuar pa dashje si një qendër e madhe e trafikimit të drogës dhe njerëzve.

Një pjesë e madhe e ekstazisë që shpërndahet në Europë dhe SHBA vjen nga laboratorët në jug të vendit, të cilat gjithnjë e më shumë drejtohen nga bandat marokene të përfshira në prodhimin e kanabisit.

Gjysma e 5.7 miliardë euro në vit të kokainës së marrë në Europë vjen nga porti i Roterdamit, sipas Europol.

Shoqata e policisë holandeze kërkon që të rekrutohen 2000 oficerë shtesë për të luftuar ndaj krimit të organizuar.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, forcat e policisë lokale dhe prokurori publik i kryeqytetit holandez gjithashtu paralajmëruan publikisht këtë muaj për një rritje në krimin e organizuar dhe një zhvendosje drejt formave më të padukshme të krimit dhe shpesh jashtë kontrollit dhe shikimit të autoriteteve.

Sipas raportit, të rinjtë ishin të gatshëm të kryenin vrasje për më pak se 3,000 euro, tha shefi i policisë së Amsterdamit, Pieter-Jaap Aalbersberg në një intervistë këtë muaj.

“Në vitet ’80 dhe ’90, vrasësit profesionistë vinin nga jashtë këtu për 50,000 euro”, tha Aalbersberg. “Në vitet e fundit shohim djem të rinj nga Amsterdami”.

“Megjithatë, ministri i drejtësisë thekson se policia holandeze, së bashku me prokurorin publik po arrijnë rezultate efektive në ndjekjen penale të krimeve të lidhura me drogën”.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori