LAJMI I FUNDIT:

Policia demanton lajmin se është gjetur trupi i një fëmije në oborrin e QKUK-së, ishte qen i vogël

Policia demanton lajmin se është gjetur trupi i një fëmije në oborrin e QKUK-së, ishte qen i vogël

Raportimi i mediave se në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është gjetur trupi i pajetë e një fëmije, është demantoruar nga Policia e Kosovës dhe QKUK-ja.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka theksuar për Telegrafin se në policia e ka marrë informacion se në oborrin e QKUK-së është hapur një gropë.


Sipas saj, me të arritur në vendin e ngjarjes, është vërejtur se në atë atë hapësirë është varrosur një qen i vogël.

“Nuk ka asgjë tjetër. Ne jemi duke u marrë me rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka theksuar se punëtorët e pastrimit dhe mirëmbajtjes se oborrit gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes se kopshtit dhe prerjes se barit kanë dyshuar në një varrezë, afër objektit te psikiatrisë së fëmijëve.

Ai ka thënë për Telegrafin se përmes kompanisë së sigurimit fizik u njoftua policia, dhe pastaj sipas tij, kane ardhur ekipet e forenzikës ku është konstatuar se bëhet fjalë për një qenë të groposur e jo diçka tjetër.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjetur një varrezë ku dyshohet se është trupi i një fëmije. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori