LAJMI I FUNDIT:

IPKO sjellë “ofertën më të mirë në botë” për përdoruesit e saj mobil

IPKO sjellë “ofertën më të mirë në botë” për përdoruesit e saj mobil

IPKO u sjellë konsumatorëve të saj ofertën më të re, prej katër pakosh, ku përdoruesit e telefonisë mobile mund të komunikojnë sa të duan, me çmimet më të mira ndonjëherë.

E veçanta e këtyre pakove nuk qëndron vetëm në thirrjet pa limit që përdoruesit mund të bëjnë brenda rrjetit të IPKO-së,por pakot e reja ofrojnë edhe deri në 1000 minuta dhe SMS pa kufi drejt të gjithë operatorëve të tjerë në Kosovë. E për më shumë, IPKO u ofron edhe deri në 20 giga bajtë internet në mobil, me një vlefshmëri prej 30 ditësh.

“Këto pako janë dizajnuar me një kujdes të veçantë, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve tanë, prandaj edhe mbulojnë të gjitha nevojat e komunikimit të tyre. Këto pako, ua mundësojnë përdoruesve tanë që të kontrollojnë shpenzimet e tyre telefonike, përderisa nuk do të kenë më nevojë të mendojnë ta rimbushin kredinë e tyre, apo të ç’kyçen nga interneti në mobil, pasi ta kenë shpenzuar atë”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO Telecommunications LLC.


Përdoruesit e IPKO-së, nuk do të ngarkohen me pagesë shtesë, nëse përdorin internetin edhe pas shpenzimit të pakos së internetit në mobil, ndërsa deaktivizimi mund të bëhet kurdo.

Këto pako, mund të aktivizohen, duke vizituar cilindo dyqan apo distributor të autorizuar të IPKO-së.

IPKO është operatori më stabil në Kosovë dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve, kujdesin ndaj konsumatorëve dhe internetin më të shpejtë në mobil. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori