LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu kampion i Shqipërisë pas triumfit ndaj Lushnjës

Skënderbeu kampion i Shqipërisë pas triumfit ndaj Lushnjës
Foto: KF Skënderbeu/Facbook

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i Superligës së Shqipërisë, Skënderbeu është shpallur matematikisht kampion i Shqipërisë, duke u rikthyer te titulli pas një viti mungesë.

Ka qenë pikërisht Kukësi, skuadra që i rrëmbeu korçarëve titullin vitin e kaluar dhe që me humbjen e sotme në Durrës, i ka hapur shampanjën e festës Skënderbeut.


Skuadra e Ilir Dajës iu përgjigj thirrjes së presidentit Takaj dy ditë më parë në mbledhje, për të fituar titullin që këtë javë, duke fituar fillimisht 2-4 në Lushnjë dhe më pas duke nisur festën pas fitores së Teutës ndaj Kukësit në ‘Niko Dovana’.

Tashmë Skënderbeu ndodhet 11 pikë para Kukësit të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar.

Ky ishte një titull tërësisht i merituar për Skënderbeun, që dominoi totalisht në kampionat, duke filluar nga java e parë.

Skuadra e Ilir Dajës, pavarësisht impenjimit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ia doli të shkëputet që në dy fazat e para dhe të shkojë qetësisht te titulli kampion.

Ky është titulli i tetë kampion për Skënderbeun, ndërkohë, më 27 Maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori