Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një ceremoni të organizuar nga Zyra e BE në Kosovë, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Evropa.
Duke folur për Ditën e Evropës si festë zyrtare në kalendarin e festave të Kosovës, kryeparlamentari Veseli tha se festat nuk janë thjeshtë ditë pushimi, por në pushimin e tyre fizik ato janë aktivitete shpirtërore të një kombi.
“Festat janë momente që përçojnë mesazhin për vlerat në të cilat beson një shoqëri. Dhe mesazhi që ne kemi dashur të përçojmë përmes kremtimit zyrtar të Ditës së Evropës është pikërisht ky: Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat e që mishëron Evropa. Parasëgjithash, ky besim nuk është i lidhur as me interesa gjeopolitike, e as me bindjet e elitave politike, por është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit evropian të popullit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do të ketë e ardhmja e tij.
Kjo e ardhme, sipas Veselit, quhet integrim i plotë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian dhe pjesë e NATO-s.
“Nuk kemi rrugë tjetër. Nuk punojmë në alternativa tjera për të ardhmen, sepse nuk mund të dalim nga vetvetja. Natyrisht, rruga që kemi vendosur të ndjekim nuk është e lehtë. Jemi të vetëdijshëm se Integrimi Evropian i Kosovës nuk është dhuratë që do të na bëhet nga Brukseli, në një ditë të bukur si kjo e sotmja. Integrimi evropian do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit evro-atlantik”, theksoi Veseli.
Ai tha se institucionet e Kosovës e kanë të qartë këtë postulat, prandaj edhe janë duke punuar me përkushtim në detyrat që dalin nga procesi i përafrimit me Bashkimin Evropian.
“Arritja kohë më parë e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit dhe tani përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen, janë tregues të qartë të këtij përkushtimi.
Ne, me plotë të drejtë presim që mekanizmat vlerësues të Bashkimit Evropian, të njohin rezultatet e këtij përkushtimi dhe në muajt e afërt të kemi vendimin për liberalizimin e vizave”, theskoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze