LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Ismaili zbulon logon e plotë të PSD-së: Shpend, të priftë e mbara! (Foto)

Fisnik Ismaili zbulon logon e plotë të PSD-së: Shpend, të priftë e mbara! (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tanimë nga radhët e grupit të deputetëve të larguar nga Vetëvendosje – GDP- Fisnik Ismaili ka zbuluar logon e re të Partisë Socialdemokrate.

Megjithatë, çfarë bie në sy është fakti se përveç publikimit të logos së re të Partisë Socialdemokrate, Ismaili përmes postimit njëkohësisht i ka uruar fat kolegut të tij, Shpend Ahmetit.

“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.


Sejdiu jep detajet e konventës së Partisë Socialdemokrate
Lexo po ashtu Sejdiu jep detajet e konventës së Partisë Socialdemokrate

Nëse Shpend Ahmeti pritet të jetë kryetar i kësaj partie, pritet të shihet në vijim.

Ndërkohë deputeti Dardan Sejdiu nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth mbajtjes së Konventës së Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sejdiu ka bërë të ditur se sot në orët e pasdites do të zgjidhet struktura e partisë Socialdemokrate, me kryetarin e ri.

Ai u shpreh se në këtë konventë do të marrin pjesë 240 delegatë të ftuar nga e gjithë Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori