LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu jep detajet e konventës së Partisë Socialdemokrate

Sejdiu jep detajet e konventës së Partisë Socialdemokrate

Deputeti Dardan Sejdiu nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth mbajtjes së Konventës së Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sejdiu bëri të ditur se sot në orët e pasdites do të zgjidhet struktura e partisë Socialdemokrate, me kryetarin e ri.


Ai u shpreh se në këtë konventë do të marrin pjesë 240 delegatë të ftuar nga e gjithë Kosova.

“Sot mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë Socialdemokrate në Kosovë në orën 17:00. Janë 240 delegatë nga e gjithë Kosova të ftuar në Kuvend ku do të zgjidhet kryetari, Këshilli drejtues i partisë Socialdemokrate (PSD). Do të fillojmë një etapë të re të zhvillimit të kësaj partie. Më kryesori do të jetë Këshilli drejtues, një organ i cili ka punën kryesore si dhe kryetari i ri i subjektit”, ka thënë Sejdiu.

Kjo është logo e re e Partisë Socialdemokrate (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është logo e re e Partisë Socialdemokrate (Foto)

Deputeti Sejdiu gjithashtu theksoi se përmes kësaj partie janë të interesuar që Republikën e  Kosovës ta shndërrojnë në një shoqëri të qytetarëve të barabartë.

“Jemi të interesuar që Republikën e Kosovës ta shndërrojmë në një shoqëri të qytetarëve të barabartë, pra ku të gjithë qytetarët t’i gëzojnë të drejtat, liritë por edhe të jetojnë të barabartë. Në aspektin ekonomiko-social është tepër e rëndësishme të krijojnë një rrjet të mbrojtjes së fjalës ku çdo qytetarë do të ketë qasje në arsim, shëndetësi pa marr parasysh. Pra situata sot në Kosovë është se nëse nuk je mirë materialisht qasja në shëndetësi është problematike, gjithashtu dhe në arsim të përgatitemi për sfidat që do të na vijnë në dekadat e radhës… Sa i përket zhvillimit është tepër e rëndësishme ta ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik”, ka thënë ndër të tjera deputeti GDP-së, Dardan Sejdiu.

Ndryshe, të 12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), të martën kanë publikuar logon e partisë së tyre të re.

Logo e PSD-së, parti e cila udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, mban ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori