Përfaqësuesja e Kosovës në karate është ndaluar në Merdarë dhe nuk i është lejuar hyrja në Serbi për të marr pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë.
Për këtë kanë reaguar të gjithë udhëheqësit e shtetit, ndërsa i fundit ka qenë edhe ministri Kujtim Gashi.
“Pamundësimi i pjesëmarrjes së karateistëve të Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet në Novi Sad të Vojvodinës, ku autoritetet serbe kanë ndaluar hyrjen e karateistëve tanë në pikën kufitare në Merdarë, është një veprim i cili dëmton sportin në përgjithësi dhe tregon ndërhyrjen brutale të politikës në sport nga ana e shtetit serb”.
“Përpos që tregojnë që shteti serb nuk është reformuar dhe ndryshuar nga mendësia e vjetër, ajo kundërshton normat e frymën sportive që institucionet sportive evropiane e botërore e kanë instaluar. Me ndalimin e karateistëve kosovarë duke ua pamundësuar të marrin pjesë në një garë të organizuar nga Federata Evropiane e Karatesë, ajo ka dëmtuar emocionalisht dhe ka shuar ëndrrën e karateistëve tanë që të barabartë të garojnë me karateistë të shteteve tjera”.
“Si Ministri e Sportit, me këtë rast, i bëjmë thirrje autoriteteve sportive evropiane e botërore të karatesë dhe sporteve tjera që marrin masa ndaj Serbisë që të ndalojë njëherë e përgjithmonë në ndërhyrjen në sport kur ka të bëjmë me sportistët kosovarë. Nëse Serbia nuk është e gatshme dhe e aftë të organizojë gara e ngjarje sportive në të cilët marrin pjesë edhe sportistët dhe njerëzit tjerë të sportit nga Kosova, atëherë e drejta e organizimit të këtyre ngjarjeve mos t’i jepet fare Serbisë. Përfundimisht, Serbia duhet të disiplinohet nga autoritetet sportive botërore e evropiane në raport me sportin e Kosovës. Sporti është dhe duhet të mbetet e ndarë nga politika”.
“Është ndjenja më e keqe e mundshme kur një sportisti, i cili është përgatitur dhe shpreson që të korrë suksese në garat që pritet të marrë pjesë, e kjo e drejtë t’i pamundësohet nga ndërhyrjet politike me sfond nacionalist. Karateistët tanë, përmes këtij ndalimi të pjesëmarrjes në garën në Novi Sad, janë dëmtuar në shumë aspekte, emocional, psikologjik dhe në instancë të fundit edhe për kualifikime të mëtejme që mundësojnë marrjen pjesë në lojërat evropiane e olimpike”.
“Ne si Ministri e ndalimin e karateistëve tonë e konsiderojmë shkeljen dhe diskriminimin më flagrant që bën Serbia me sportistët tanë që njëherësh është edhe shkelje e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'