LAJMI I FUNDIT:

PSD zgjedh sot kryetarin dhe Kryesinë

PSD zgjedh sot kryetarin dhe Kryesinë

Të 12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), të martën kanë publikuar logon e partisë së tyre të re, ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kjo konventë do t’i jap formë më të qartë organizimit të partisë, pasi aty do të zgjidhet struktura, dhe kryetari i saj.

Logo e PSD-së, parti e cila udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, mban ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce.


Sipas një ftese dërguar mediave, konventa do të fillojë në orën 17:00.