LAJMI I FUNDIT:

Tahiri flet për aferën “Pronto”: Do t’i disiplinojmë edhe politikanët (Video)

Tahiri flet për aferën “Pronto”: Do t’i disiplinojmë edhe politikanët (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për aferën “Pronto” dhe dëmit që ia ka shkaktuar sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai ka premtuar efikasitet më të madh të gjykatave në goditjen e aferave korruptive dhe konfiskim të pasurive të paligjshme.

Tahiri, i cili ishte mysafir në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të flas se sa e ka dëmtuar kjo aferë sistemin e drejtësisë.

“Unë mund të them se si ministër i Partisë Demokratike në qeverinë e koalicionit, pjesë e të cilës është PDK, të udhëhequr nga Haradinaj, kam marrë një sërë masash të mëdha, nga rritja e buxhetit, rritja e bashkëpunëtorëve profesionalë, rritja e gjyqtarëve …”, tha Tahiri, duke përmendur edhe masat e tjera dhe ligjet e miratuara në linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.


“Ne do t’i disiplinojmë edhe politikanët dhe të tjerët, në momentin kur e kemi një gjyqësor të fuqishëm, i cili do t’i godas aferat korruptive”, tha ai.

Tahiri tha se kushdo që do të jetë objekt i hetimit, do të hetohet edhe pasuria e tij.

“Po e bëjmë bazën ligjore, e cila do të ketë efikasitet edhe në konfiskimin e aseteve kriminale, në konfiskim të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme”, tha Tahiri, duke premtuar se do të rritet efikasiteti i gjyqësorit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori