Ambasadorja turke në Maqedoni nxënësit e “Yahya Kemal” i quan terroristë potencial (Video)
“Dua të bëj një apel tek të gjithë ju dhe opinioni publik, ejani të gjithë së bashku që fëmijët tanë t’i regjistrojmë në shkollat e Fondacionit “Maarif”, nëse ne si prindër nuk duam që fëmijët tanë në të ardhmen të bëhen terroristë, duhet që ata t’i drejtojmë nga shkollat e Maarif, sepse institucionet me emrin “Yahya Kemal”, në asnjë rast nuk na përfaqësojnë ne”, tha Tylin Erkal Kara, ambasadore e Turqisë në Maqedoni.
Këto fjalë ambasadorja turke në Maqedoni, Tylin Erkal Kara, i tha para të pranishmëve në hapjen e Shkollës “Maarif” në Tetovë. Deklarata e saj se shkollat “Yahya Kemal” i bëjnë fëmijët terroristë, ka shqetësuar prindërit.
“E indinjuar nga gjuha e urrejtjes së një “diplomateje”. Unë jam nënë e dy fëmijëve që shkollohen në “Yahya Kemal Collegue” dhe me plot bindje them se fëmijët e mi më së paku janë terroristë potencial”, shkruan në facebook Zërijeta Jahjaga.
Reagojnë nga shkolla “Yahya Kemal”. ” Ne prodhojmë shkencëtarë dhe jo terroristë”, thotë zëdhënësi Surija Tauk, duke shtuar se kjo shkollë është brend i Maqedonisë dhe se nuk ka asnjë lidhje me Turqinë.
“Mund të hapet një shkollë tjetër, jemi të kënaqur kur hapet konkurrenca, por s’ka asnjeri të drejtë ta akuzojë ndonjërin. Nëse ka të dhëna që jemi “terroristë”, ka institucione gjyqësore, mund të na padisin dhe gjyqi të vërtetojë kush çka është në të vërtetë”, tha Surija Tauk, zëdhënës i shkollës “Yahya Kemal”.
Nëse ka dyshime për ndikime të mundshme ideologjike ndaj nxënësve të shkollës “Yahya Kemal”, nga Ministria e Arsimit thonë se ligji vlen për të gjithë njësoj.
“Të gjitha shkollat e regjistruara në Republikën e Maqedonisë duhet të punojnë në përputhje dispozitat ligjore, kështu që kontrolli ndaj të gjitha shkollave publike dhe private, si dhe në rastin e SHMP “Yahya Kemal”, vlen njëjtë si për shkollat e tjera. Organizimi fetar në shkolla është i ndaluar dhe të gjithë qytetarët kanë të drejtë të paraqesin ankesë deri te Inspektorati shtetëror për arsim”, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga MASH gjithashtu thonë se deri më tani, nga Ambasada turke në Shkup nuk kanë marrë asnjë kërkesë zyrtare për hetim ose mbyllje të shkollave. Për këtë çështje si dhe për sqarime rreth deklaratës së ambasadores, përgjigje kërkuam edhe nga Ambasada turke në Shkup, por nga atje nuk morëm përgjigje. Debati për kolegjin “Yahya Kemal” nisi përpara dy vitesh kur i njëjti institucion u akuzua nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për lidhjen e këtij kolegji me organizatën e Fetullah Gylenit. Mirëpo deri më sot, një akuzë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit të shtetit tonë./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime