Me nderime shtetërore është varrosur në fshatin Begracë të Kaçanikut zyrtari policor Armend Trena, që u gjet i vdekur në lumin Lepenc pasi dyshohet se u aksidentua me veturë zyrtare së bashku me kolegun e tij Malsor Dashi.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.
Trupi i Malsor Dashit ishte gjetur para 5 ditësh, përderisa trupi i Armend Trenës u gjet gjatë ditës së djeshme. Në ceremoninë e varrimit që kanë marr pjesë qindra qytetarë u lexua telegram ngushëllimi që ka dërguar ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.
Në këtë telegram thuhej se Armend Trena kishte shërbyer me dinjitet dhe që kishte dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme në krye me ministrin Bejtush Gashi me pikëllim të thellë pranoi lajmin për fatkeqësinë dhe ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Armend Trena, i cili me 28 prill 2018 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare së bashku me kolegun e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku. Armend Trena ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Polici e Kosovës në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës. MPB do ta përkujtoj çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik”, thuhej në telegramin e MPB-së.
Ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor ka shprehur edhe nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, i cili tha se është shumë e vështirë të ndahesh nga koleg shembullor.
“Momente si kjo ceremoni e varrimit janë të dhimbshme, sepse sot po ndahemi nga biri, vëllau, shoku e miku, ndërsa Policia e Kosovës nga kolegu shembullor i cili i shërbeu vendit me devotshmëri dhe përkushtim. Edhe Armendi mu sikur Malësori të rinj me plot përkushtim për punën e kishte vendosur që tërë vullnetin dhe zotësinë që ia kishte dhuruar jeta ta kthente në shërbim të atdheut”, tha ai, raporton KP.
Ndërsa, Jaser Jaha nga stacioni i Policisë në Kaçanik, tha se Armendi po ikën në momentin që më së shumti i duhej familjes, shërbimit dhe atdheut.
“Është tepër e vështirë dhe shumë e dhimbshme kur kolegët pësojnë në krye të detyrës. Por ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të përpiqemi të ndjekim shembullin e mirë të përkushtimit të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kemi ndaj shërbimit dhe ndaj të gjithë qytetarëve tanë për ruajtjen e paqes dhe qetësisë… Shembulli i Armendit le të na shërbejë si udhërrëfim të gjithë neve se si duhet shërbyer për atdheun. Ai ishte polic shumë i mirë gjithnjë i përgjegjshëm dhe i palodhshëm”, tha ai.
Jaha tha se shembulli i kolegëve të përkushtuar si Armendi dhe Malësori duhet të jenë udhërrëfim se si kryhet me nder dhe devotshmëri misioni dhe detyra e policit shembullor.
Ai ka falënderuar të gjithë që janë angazhuar gjatë aksionit të kërkim – shpëtimit në gjetjen e kolegëve të tij.
Zyrtari policor Armend Trena kishte shërbyer qe 5 vite në Policinë e Kosovës. Në ceremoninë e varrimit prezent ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe shumë personalitete të tjera. Po ashtu, përveç familjarëve dhe miqve morën pjesë edhe shume qytetarë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhje të Qeverisë ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet Trena dhe Dashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova