Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), kanë në prioritet zhvillimin ekonomik të Kosovë dhe mbetet përkushtuar për krijimin e kushteve dhe lehtësirave për bizneset, duke hequr barrierat tarifore dhe jo tarifore për të qenë një treg konkurrues.
Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me rastin e hapjes së panairit ndërkombëtar “Expokos” për energjetikë, ndërtim, patundshmëri dhe teknikë në Prishtinë i cili do të zgjasë tri ditë.
Duke vlerësuar lart pozitën e Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, ministri Hasani thotë se Kosova edhe në këtë vit është duke bërë progres të madh për të bërit biznes, Andaj, këto panaire, sipas tij, krijojnë ura të bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve vendor dhe atyre ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojave.
“Ne si Qeveri e Kosovës po bëjmë çdo ditë punë për të mundësuar tregtinë e lirë sa më tepër. Po mundohemi çdo ditë të punojmë që të hiqen barrierat tarifore dhe jo tarifore, që Kosova të jetë një treg konkurrues. Unë si ministër jam i interesuar shumë që të orientojmë vendin edhe në fushën e legjislacionit, ta orientojmë Kosovën në një shoqëri prodhuese, sepse Kosova ka nevojë edhe të prodhon. Jemi duke u munduar shumë ë t’i japim një hapësirë prodhuesve. Çdo ditë vendimet që po i merr Qeveria e Kosovës për lehtësimin e prodhuesve, tregon qartë se ne kemi një prioritet zhvillimin e vendit”, theksoi Hasani.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se pa ekonomi, shteti nuk mund të ekzistojë, dhe sipas tij, Kosova ka krijuar ligje të mira dhe po krijon ambient të favorshëm për investime.
“Si Ministri e Infrastrukturës, i kemi në prioritet investimet rrugore që sjellin zhvillim ekonomik përmes turizmit dhe ekonomisë së mesme. Pra, ne do të jemi në secilin vend, kur infrastruktura rrugore shihet si mangësi e vetme për t’u zhvilluar një ekonomi familjare, e cila shtetit i hiqet nga lista sociale dhe i punëson njerëzit, sepse kështu ndihmojmë në mënyrë reciproke njëri tjetrin”, ka thënë Lekaj.
Drejtori i Dhomës Ekonomike të Britanisë në Kosovës, Bekim Kastrati nën hapje të panairit tha se Kosova ka potencial të madh në fusha minerare dhe për këtë ka ftuar kompani britanike që të investojnë dhe hulumtojnë.
“Britania për Kosovë parqet një treg shumë të madh, të cilin duhet kompanitë kosovare ta konsiderojnë si mundësi të eksportit, por në anën tjetër gjithashtu Britania parqet një treg të madh financiar me të cilën mund të përkrahen shumë ide biznesi në Kosovë. Sot në pavijonin tonë mund të takoni edhe një kompani ‘Maitland-Smith Technologies’, të cilët ofrojnë pako të ndryshme financiare të përkrahjes së aktiviteteve tregtare dhe shkëmbimit në mes dy vendeve. Për kundër se kemi disa miniera aktive, potenciali jonë është shumë më i madh në fushat e reja, të cilat kërkohet të hulumtohen dhe të zbulohen. Për këtë ekspertiza e kompanive angleze do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë Kastrati.
Bekim Xhafa nga organizata e panaireve CEO tha se në edicionin e 17 të panairit, këtë vit për herë të parë ka përkrahjen Dhomës Ekonomike Britanike në Kosovë.
Madje, ai këtë panair e ka quajtur ‘Porta e Ballkanit’ në të cilin panair po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i organizimit të përvitshëm të këtij panairi, sipas Xhafës është gjetja e partnerëve të biznesit dhe klientëve të rinj si nga kompanitë vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë