LAJMI I FUNDIT:

Kirsten Dunstit i plotësohet dëshira, bëhet nënë për herë të parë

Kirsten Dunstit i plotësohet dëshira, bëhet nënë për herë të parë
walks the red carpet ahead of the 'Three Billboards Outside Ebbing, Missouri' screening during the 74th Venice Film Festival at Sala Grande on September 4, 2017 in Venice, Italy.

Kirsten Dunst dhe i fejuari Jesse Plemons janë bërë prindër të një djali.

Aktorja 35-vjeçare për herë të parë është bërë nënë duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.


“Aktorja amerikane Kirsten Dunst ka lindur në një klinikë private dhe ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Lindja shkoi për mrekulli, ku Kirsten dhe Jesse janë të lumtur”, tha një burim për revistën People.

Jesse Plemons dhe Kirsten Dunst (Getty Images )

Aktorja e Hollivudit ende nuk e ka bërë të ditur se është bërë nënë, por kujtojmë se ajo e kishte fshehur faktin se është shtatzënë deri në përfundim të muajit janar.

Kirsten dhe Jesse janë së bashku që dy vjet ndërsa u njoftuan gjatë xhirimit të filmit të zhanrit aksion, “Fargo”.

Dyshja e famshme janë parë publikisht për herë të parë në janar të vitit 2017, kur aktorja mori një çmim në “Golden Globes”.

Në qershor të vitit të kaluar, aktorja pranoi se do të donte të shtohej me një anëtar të familjes.

Ndryshe, aktoren dhe aktorin do t’i shohim gjatë fundit të vitit në xhirime për filma të ri. /Telegrafi/