LAJMI I FUNDIT:

Mbaroi aksioni i subvencionimit të biçikletave në Karposh

Mbaroi aksioni i subvencionimit të biçikletave në Karposh

Aksioni për subvencionimin e blerjes së biçikletave të cilën u njoftua nga komuna e Karposhit është e mbyllur. Kjo fazë për ndihmën financiare gjatë blerjes së biçikletave është mbyllur për shkak të mbarimit të mjeteve buxhetor, informojnë nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të kësaj kuota për subvencionim është përmbushur, vetëqeverisja lokale nga sot nuk do të merr parasysh aplikimet e reja. “Në rast se parashikohen mjete të reja për këtë qëllim, do të jenë të lajmëruar në kohë nëpërmjet veb faqes së komunës, rrjeteve sociale dhe profilit Facebook të komunës së Karposhit, si dhe nëpërmjet mediave të shkruara” thuhet në komunikatën e lëshuar. /Telegrafi/