LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet tryeza e diskutimit mes partive politike

Sot mbahet tryeza e diskutimit mes partive politike

Sot pritet të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike, e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.


Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi një ditë më parë ka thënë për Telegrafin se beson që të gjitha partitë do të jenë të martën në këtë takim.

Edhe zyrtarë të partive tjera politike kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë tryezë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për Telegrafin se do të marrin pjesë, pasi që sipas tij kjo tryezë është e iniciuar nga LDK-ja.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të jetë e pranishme në këtë tryezë. “Po do të merr pjesë Glauk Konjufca në emër të VV-së”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e VV-së, Tinka Kurti.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë e ka konfirmuar edhe  Nisma Socialdemokrate.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet të martën në ora 13:00, në sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori