LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se mori përkrahje për Kosovën në Inteprol dhe për njohje të reja nga vendet islamike

Pacolli thotë se mori përkrahje për Kosovën në Inteprol dhe për njohje të reja nga vendet islamike

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbajtur takime të shumta në ministerialin e Organizatës të Bashkëpunimit Islamik në Daka të Bangladeshit, e ku thotë se mori vota pro anëtarësimit të shtetit në Interpol dhe konfirmime për njohje të reja.

Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ishte një ditë pune intensive për delegacionin e Kosovës udhëhequr nga numri dy i Qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Siç ka njoftuar Ministria e Punëvë të Jashtme (MOJ), në një aktivitet  të Organizatës Ndërkombëtare, e dyta në botë për numrin e madh të vendeve pas OKB-së, ishin të pranishëm mbi 80 delegacione, duke përfshirë atyre me statusin e anëtarit të OBI-it, si dhe të tjerave me statusin e vëzhguesit.


Ministri i Jashtëm, Pacolli, thuhet të ketë patur rastin të takonte kryeministren e Bangladeshit  Sheikh Hasina dhe presidentin e Bangladeshit, Abdul Hamid.

“Kosova, nëpërmjet këtyre takimeve mbajti hapur dyert e vendeve njohëse, loboi me këto vende për anëtarësimin e ardhshëm të saj në Interpol, ashtu si dhe pati takime shpresëdhënëse për njohje të reja”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Pacollit.

Me Ministrin e Jashtëm të Libisë, Mohamed Taha Siala, ministri Pacolli thuhet të ketë diskutuar për bashkëpunimin dypalësh.

Ndërsa me Ministrin e Jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao, ministri Pacolli thuhet të ketë folur sesi dy vendet mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në Organizata Ndërkombëtare, etj. Ambasadori i Kosovës në Senegal është akredituar së afërmi dhe në Niger.

Takime të tjera Pacolli ka pasur edhe me homolgun e tij ministrin e Punëve të Jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani, u fol për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në gjithë Organizatat Ndërkombëtare dhe Kosova shprehu dëshirën për të thelluar marrëdhëniet me Afganistanin, duke mbetur mbështetëse e përpjekjeve për stabilizim të këtij vendi.

Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi i të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB, u fol për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe. Me Maldivet Kosova ka një marrëdhënie të hershme.

Me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland, u shkëmbyen pikëpamjet për bashkëpunimin dypalësh, dhe z. Pacolli shprehu mbështetje për vizionin e Kanadasë shprehur prej saj, për ndalimin e tragjedisë së Rohingave.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pati takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al Maliki, me të cilin u ra dakord të thellohet bashkëpunimi dypalësh.

Duke shfrytëzuar një konferencë si kjo, shefi i diplomacisë kosovare u takua dhe me Ministrat e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov dhe të Azerbajxhanit Elmar  Mammadyarov, me të cilët foli për zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare, ashtu dhe për nxitjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtarë mes Kosovës dhe këtyre vendeve.

Ministri Pacolli takoi edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Gyajanws, Carl  Barrington Greenidge, vend të cilit ju kërkua mbështetja e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe shkëmbimi i vizitave dypalëshe.

Me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel Aljubeir, njëherazi mik i tij, Pacolli pati rastin të konfirmonte marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Ai e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen e gjatë për Kosovën dhe e ftoi atë për vizitë në Prishtinë. Në bisedë u theksua nevoja për të punuar më shumë së bashku në fushën e tregtisë, ekonomisë, etj.

Një takim “shumë të ngrohtë dhe të frytshëm”, Pacolli, thuhet të ketë patur edhe dhe me homologun e tij, zëvendëskryeministrin turk, Bekir Ozdag, me të cilin u theksua niveli i lartë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme, mes të cilave anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

Pacolli pati takim me homologun e tij të Bangladeshit, Mahmud Ali, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij.

Një takim tjetër të ngrohtë, ai zhvilloi dhe me homologun e tij nga Bregu i Fildishtë, Marcel Amon Tanoh, i cili është mik i mirë i Kosovës dhe vendi i tij e mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ministri Pacolli e ftoi atë për një vizitë në Kosovë.

Ministri Pacolli takoi edhe ministrin e Jashtëm të Senegalit, Sidiki Kaba, i cili e mbështet Kosovën për integrimin në Organizatat Ndërkombëtare. Ambasada e parë e Kosovës në Afrikë u hap në Senegal dhe dy vendet do të vazhdojnë ta forcojnë bashkëpunimin dypalësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori