LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian e falë Tristan Thompsonin pas tradhtisë, dyshja shfaqen për herë të parë bashkë pas skandalit

Khloe Kardashian e falë Tristan Thompsonin pas tradhtisë, dyshja shfaqen për herë të parë bashkë pas skandalit
Foto: Getty Images/TMZ

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson u panë së bashku për herë të parë, pasi akuzat për mashtrimin e këtij të fundit bënë publike tre javë më parë.

Të premten, prindërit e Trues ishin duke drekuar së bashku në një restorant të quajtur “TownHall”, në Cleveland, sipas videos të siguruar nga TMZ.


Në pamjet e siguruara, të dy: Kardashian, 33 vjeçe, dhe Thompson, 27 vjeç, kanë veshur veshmbathje të zeza, ndërsa shfaqen në shoqëri të njëri-tjetrin.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pas tradhtisë (Foto: TMZ)

Një përfaqësues i restorantit “TownHall” nuk kishte asnjë koment lidhur me këtë.

Dalja e Kardashian dhe Thompson vjen disa orë pasi një burim i i ka konfirmuar revistës People se ylli i NBA “është kthyer në shtëpinë e Cleveland” me të dashurën e tij dhe të porsalindurin e tyre.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: Seth Browarnik/Startrak)

“Khloe duket e lumtur. Asaj i pëlqen të jetë një nënë. Ajo është fokusuar në mbajtjen e familjes të bashkuar. Dhe raportet me Triastanin i ka të mira, nuk flitet për ndarje”, ka thënë ky burim.

“Kur ajo dëshiron diçka për të punuar, ajo e realizon atë”, shton burimi.

“Çështja e familjes së saj me Tristanin është se ata mendojnë se ai nuk do të ndryshojë. Por Khloe nuk po e dëgjon këtë. Ajo ka qenë shumë e vendosur me Tristanin dhe beson se ai dëshiron ta mbajë edhe familjen e tij”.

Khloe Kardashian (Foto: Getty Images)

Më 10 prill, dy ditë përpara lindjes, në media qarkullaun disa fotografi të Trasitanit ku shfaqej pranë një gruaje të paidentifikuar në New York, duke shijuar fundjavën.

Publikohet video kur Khloe Kardashian u tradhtua nga partneri kur ajo ishte tre muajshe shtatzënë
Lexo po ashtu Publikohet video kur Khloe Kardashian u tradhtua nga partneri kur ajo ishte tre muajshe shtatzënë

TMZ gjithashtu postoi pamjet e regjistruara në tetor të vitit 2017 që thuhet se përshkruan Thompsonin duke puthur një grua, me çka tregohej se tradhtia kishte filluar më herët.

“Tristan ka qenë vazhdimisht duke mashtruar Khloen”, ishte shprehur një burim i brendshëm për People në atë kohë. “Ai është një mashtrues serioz. Dhe do të ketë më shumë femra të tjera”, kishte përfunduar ky burim. /Telegrafi/

Khloe Kardashian (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori