LAJMI I FUNDIT:

Trump: Është caktuar koha dhe vendi për takimin me Kim Jong Un

Trump: Është caktuar koha dhe vendi për takimin me Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se koha dhe vendi për takimin historik me liderin verikorean, Kim Jong Un është caktuar, edhe pse nuk ka treguar më shumë detaje.

“Tani kemi caktuar datën dhe lokacionin. Për këtë do të njoftoheni së shpejti”, u ka thënë gazetarëve Trump më 4 maj.

Më herët gjatë javës, Trump kishte lënë të kuptohet se ai dhe Kim mund të takohen në Zonën e Demilitarizuar në mes të dy Koreve.


Ndërkaq, si vende të tjera potenciale ku mund të mbahet ky takim janë përmendur edhe Singapori, Mongolia dhe Zvicra.

Përgatitjet për takimin kanë arritur momentum, që prej samitit të 27 prillit në mes të Kim dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in.

Ky takim është parë si lëvizje për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean dhe arritjen e të paktën ndalimit të testimeve të armëve bërthamore nga Phenjani.

Trump po ashtu ka mohuar raportimet se ai ka kërkuar nga Pentagoni që të prezantojë një plan për tërheqjen apo zvogëlimin e forcave amerikane që janë të vendosur në Korenë e Jugut, duke thënë se një lëvizje e tillë “nuk është në tryezë”.

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Kalo në kategori