LAJMI I FUNDIT:

Bastoret e favorizojnë Hayen kundër Bellewit

Bastoret e favorizojnë Hayen kundër Bellewit
LONDON, ENGLAND - MAY 04: Tony Bellew and David Haye weigh in during the Weigh in ahead of the Heavyweight fight between Tony Bellew and David Haye at O2 Indigo on May 4, 2018 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

David Haye këmbëngul se është ‘gati për luftë’ gjersa bëhej matja zyrtare ku peshonte mbi 95 kilogramë.

Kundërshtari Tony Bellew peshonte rreth 92 kilogramë para rimeçit të së shtunës në Arena 02 të Londrës.


Të dy burrat kanë shtuar disa gramë për këtë luftë në krahasim me takimin e tyre të parë, të cilën Bellew e fitoi pas një ndërprerjeje në raundin e 11-të pasi Haye pësoi një dëmtim serioz të thembrës.

Por, kësaj radhe bastoret sportive po e favorizojnë Davidin, të cilat gjasat për triumfin e tij janë 4/9.

Fitorja e sërishme e Bellewit ka gjasa të ndodh në 15/8 të rasteve, e cila është për një nuancë më e dobët.

Ndryshe, Bellew tha se nuk do të ketë shumë efekt pesha kur do të takohen të shtunën në Londër.

“Pesha është vetëm një numër. Me të vërtetë mendoj se nuk do të ndeshem në ring me David Hayen. Dikush të më tregoni se kë e pata përballë?”, tha Bellew për Sky Sports.

Ndërsa dy boksierët paraqiteshin kokë më kokë, ata u fjalosen verbalisht, por që nuk qëruan hesapet.

“Bellew do të ketë nevojë për gaz”, tha Haye. “Unë do ta rrah në raundet e fundit. Kam treguar zemrën time për herë të fundit. E dija se pesha ime do të ishte më e lehtë, ndihem mirë”.

Bëhen edhe matjet zyrtare, gjithçka gati për meçin mes Hayet dhe Bellewit
Lexo po ashtu Bëhen edhe matjet zyrtare, gjithçka gati për meçin mes Hayet dhe Bellewit

Theksojmë se ballafaqimi mes këtyre dy boksierëve pritet të fillojë sot (e shtune) rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

Ligue 1
“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

Premier League
Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Premier League
Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Bundesliga
Kalo në kategori