Misioni i kësaj qeverie është promovimi i sportit në Republikën e Maqedonisë, me vëmendje të veçantë tek talentet e rinj të sportit. Sporti është ambasadori më i mirë sidomos për vendet e vogla. Është e rëndësishme që ne të motivojmë qytetarët, sidomos të rinjtë që të marrin pjesë në sport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili në prag të këtij maratoni “Viz er Maratona e Shkupit” sot u takua me kampionen botërore dhe promovuesen kryesor të maratonës, Paula Radcliffe dhe përfaqësuesve të organizimit të kësaj ngjarjeje.
Sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, Zaev i informoi mysafirët me planin për zhvillimin e sportit në Maqedoni përmes ndryshimeve ligjore, të cilat ndër të tjera përfshijnë mekanizma për nxitjen e taksave për kompanitë që do të investojnë në zhvillimin e sportit në Republikën e Maqedonisë.
Në takim morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski dhe këshilltarët për sportin dhe të rinjtë Gorgji Tasev dhe Daniel Dimevski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251