Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, të cilët kanë mision të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së kriterit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në takim, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar delegacionin për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, duke mbështetur Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial me rritjen e buxhetit, në mënyrë që të njëjtit të mund të shtojnë stafin e tyre e rrjedhimisht të rrisin kapacitetet në luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, si dhe hartimi dhe miratimi i një pako ligjesh për gjyqësorin, të cilat e kanë siguruar pavarësinë e plotë, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e këtyre institucioneve, aspekte këto të rekomanduara dhe të kërkuara vazhdimisht edhe nga ana e BE-së.
Ministri Tahiri ka theksuar se është fokusuar edhe në mbarëvajtjen e politikës së konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, përgjegjësi direkte e Ministrisë së Drejtësisë.
“Konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, është masë konkrete që dëshmon gatishmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin, prandaj kjo paraqet edhe fokusin tim primar në këtë drejtim” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri po ashtu ka njoftuar ekipin vlerësues për punën që është bërë në hartimin e projekt Kodit të ri penal, punën që po bëhet në hartimin e Kodit të ri të Procedurës Penale, si dhe për Pakon e ligjeve Kundër Korrupsionit.
Ministri Tahiri ka rikonfirmuar edhe njëherë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të Kosovës, duke theksuar se do të përmbushen të gjitha obligimet që dalin nga ky proces.
“Vërtetë është krijuar një moment i ri në Republikën e Kosovës, për të fuqizuar sundimin e ligjit si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo në radhë të parë është obligim i yni si institucione në raport me qytetarët tanë, me obligimet tona ligjore e kushtetuese, dhe si e tillë do të vazhdojë. Por në këtë fazë, është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që këto përpjekje të marrin kredencialet e veta edhe në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Prandaj, për fund, uroj që ky mision i juaji të ketë qenë mundësi e mirë e përbashkët, që të ri-konfirmojmë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të Republikës së Kosovës, si dhe qasjen e qytetarëve tanë, pa viza, në zonën Shengen brenda këtij viti, si një imperativ i domosdoshëm për të fuqizuar besimin edhe në institucionet e drejtësisë”, ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?