LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ngushëllon familjen Dashi, pas gjetjes së trupit të policit të zhdukur

Pacolli ngushëllon familjen Dashi, pas gjetjes së trupit të policit të zhdukur

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Dashi, pas gjetjes së trupit të policit Malësor Dashi në lumin Lepenc.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e policit, trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


Ndërkaq, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar më herët se kërkimet për trupin e policit tjetër do të vazhdojnë.

Kujtojmë se të dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura. /Telegrafi/