Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave nuk e ka gjetur në gjendje të mirë Kosovën, ku vetëm gjatë këtij viti janë raportuar 8 raste, përfshirë kërcënime, sulme fizike dhe dëmtim të pronës së gazetarëve.
Kështu bëri të ditur Majlinda Aliu nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në protestën e mbajtur sot, ku është kërkuar përmirësimi dhe rritja e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë.
Aliu tha se nga sulmet e raportua, 5 prej tyre janë kërcënime, një rast është i dëmtimit të pronës dhe një tjetër është sulm ndaj një fotoreporteri në veri të Kosovës.
E përkundër asaj se AGK ka ngritur zërin, ajo tha se gjykatat nuk po tregojnë efikasitet. Sipas saj, mosndëshkimi i atyre që kanë kryer këto vepra vret lirinë e shprehjes, prandaj edhe kishin zgjedhur këtë moto për protestën e sotme.
“Bëjmë thirrje tek organet e drejtësisë që të merren më seriozisht me rastet e gazetarëve, pra kur ka sulme apo kërcënime ndaj gazetarëve, që t’i adresojnë këto çështje dhe të marrin verdikte e jo t’i zvarrisin siç ka ndodhur deri më tani. Deri më tash, vetëm brenda këtyre 5 muajve, ne në AGK kemi pranuar 8 raste të kërcënimeve, sulmeve fizike dhe dëmtime të pronës së gazetarëve. Sigurisht se për të gjitha këto raste janë lajmëruar organet e hetuesisë, mirëpo instancat më të larta, siç janë gjykatat, nuk po tregohen shumë efikase për të marrë vendime konkrete që t’i mbrojnë të drejtat e gazetarëve”, tha ajo.
Sipas saj, hap pozitiv është emërimi i një prokurori për trajtimin e sulmeve dhe rasteve tjera kundër gazetarëve.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Serbë të Kosovës, Budimir Niçiq, tha se mbështesin kërkesat e kolegëve të tyre shqiptarë në Ditën e Lirisë së Mediave, pasi ato janë probleme të ngjashme, ndërsa parashtroi katër kërkesa.
“Në këtë ditë kemi katër kërkesa. E para është që Gjykata speciale për krime lufte me kujdes të veçantë të marrë me prioritetet rastet e gazetarëve të vrarë. Kërkesa jonë e dytë është që prokuroria në Prishtinës së bashku me EULEX-in të nisin hetimet për rastet tjera që nuk janë në mandat të Gjykatës Speciale. Kërkojmë nga policia, prokuroria dhe gjykata në Kosovë që të hetojnë dhe të procesojnë të gjitha sulmet ndaj gazetarëve viteve të kaluara dhe kërkesa jonë e katërt e cila është specifike dhe dallon, është e drejta jonë për përdorimin e gjuhës, e cila edhe sot shkelet, andaj thërrasim institucionet e Kosovës që të respektojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës serbe dhe t’iu mundësohet përkthimi në ngjarje dhe sidomos në Kuvendin e Kosovës,” theksoi ai.
Ndërsa, gazetari Zekrija Shabani, i cili në duar mbante parullën “Fighting Fake News”, tha për KosovaPress se janë redaksitë dhe gazetarët e mirëfilltë ata që duhet të ndalojnë përhapjen e lajmeve të tilla.
Madje Shabani kërkon që gazetarët të mobilizohen për të luftuar dhe parandaluar këtë frymë, pasi që sipas tij, edhe mediat ekzistuese po publikojnë lajme të rrejshme të shtyra nga interesi politik dhe biznesi.
“Krejt bota është duke vuajtur prej lajmeve të rrejshme, e fatkeqësisht atë punën tonë të gazetarëve të mirëfilltë, po e qesin poshtë disa të ashtuquajtur gazetarë të cilët në emër të lirisë të shprehjes, manipulojnë me të, i manipulojnë njerëzit me lloj-lloj lajmi të pa vërtetë. Dhe me këtë ne duam të tregojmë se nuk jemi me ata që në emër të lirisë të shprehjes, abuzojnë me lirinë e shprehjes. Në Kosovë unë frikësohem se shumë shpejt do të kemi një kaos, apo një vërshim të jashtëzakonshëm, qysh ka ndodhur në krejt botën, por ne duhet të përgatitemi paraprakisht që t’i luftojmë këto lajme të rrejshme duke filluar prej redaksive ku punojmë”, u shpreh ai.
“Drejtësi për Gazetarët”, “Zbatojeni Ligjin e Punës”, “Ndaloni linçimet”, “Fighting Fake News” ishin disa nga parullat me të cilat protestuan gazetarët. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij