Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se një pakt i paqes me Serbinë është krejt çka mund të ofrojë Kosova.
Haradinaj i bëri këto komente në 19 vjetorin e masakrës në fshatin Studime, të komunës së Vushtrrisë.
“Një pakt i paqes, i faljes do të ishte më e madhja që kish mundur të bije dakord Kosova. Nuk ka çka jep më Kosova, sepse është dhënë ajo çka ka mundur me u dhanë për me u fitua një e drejtë. E drejta jonë”, tha sot Haradinaj në fshatin Studime.
E në përvjetorin e një prej masakrave më të rënda që përjetoi populli shqiptar gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998 – ’99, para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin institucional, që familjet e dëshmorëve dhe gjithë të rënëve, të kenë një trajtim më të mirë ligjor e institucional.
“Këto ditë është më aktuale një marrëveshje finale Kosovë – Serbi për statusin e Kosovës të cilën e kemi deklaruar se çfarë është, për një marrëveshje ligjore, që do t’i hapte rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB. Po bëhet një pyetje se çka do të jap Kosova për këtë marrëveshje. E vërteta është se Kosova ka dhënë shumë, ja ku është dëshmia. Për këtë Kosovë që kemi sot, janë këto jetë njerëzish, janë këto dhimbje që i kanë familjet dhe ata fëmijë që janë rritur jetim, ato nëna e motra që me dhimbje të madhe i kanë kaluar këto vjet. Që janë përballur edhe me jetën e vështirë, me mungesën e një vendi të punës dhe shtëpisë, me shqetësimin e fëmijëve të tyre se si kanë me u rritë, por edhe me dhimbjen për më të dashurit e vet”, tha Haradinaj.
Nga fshati Studime të Komunës së Vushtrrisë, ku janë vrarë dhe masakruar 116 shqiptarë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka dhënë më të çmueshmen më të shtrenjtën, jetët e njerëzve. “Ju familje të nderuara ta dini se krahas vuajtjeve, krahas dhimbjeve dhe padrejtësive të jetës që u ka ndodhur, jeni ata që në themel të Kosovës së sotme dhe të nesërme keni njerëzit e juaj, keni një krenari të madhe që e mbani në vete, e që është krenari e gjithë popullit”, tha kryeministri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se si drejtues lokal do të jenë gjithmonë pranë familjarëve, do të përkrahin çdo iniciativë e studim për të përjetësuar kujtimin për martirët e vrarë në masakrën e 2 majit në fshatin Studime.
Në emër të familjarëve të martirëve të rënë në këtë masakër, Latif Gërxhaliu, theksoi se si familjarë e kanë të vështirë të gjejnë fjalë e t’ju drejtohen të pranishmëve në këtë tubim, por pikëllimi dhe mendja e tyre është gjithmonë këtu, dhe të rënët në këtë masakër bënë që vendi të çlirohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë