LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i WhatsApp largohet nga Facebook

Themeluesi i WhatsApp largohet nga Facebook

“Ka ardhur koha për ndryshime”, shkroi Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsAppit, në një postim në rrjetin social. WhatsAppin e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë dhe Koum mbeti pjesë e Facebookut, ndërsa bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua vitin e kaluar.

Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra tjera.


Sipas medieve në SHBA, përcjell Telegrafi, në vendimin e Koumit për t’u larguar nga Facebooku e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t’i mungojë bashkëpunimi me të.

“Jam mirënjohës për të gjitha ato që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t’ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve”, tha Zuckerberg.

Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë. Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qëndruar besnik ndërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica.

Në të gjithë botën, WhatsAppin e përdorin 1.2 miliardë vetë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Teknologji
Kalo në kategori