Producenti dhe DJ i njohur, Avicii ka bërë vetëvrasje gjithnjë sipas disa raportimeve të mediumit më të madh amerikan të shoubizit, TMZ.
Avicii i cili ishte 28 vjeçar, u gjet i vdekur në Muscat të Omanit më 20 prill.
Policia doli me vlerësim se nuk ka “dyshime kriminale” për këtë rast, teksa një komunikatë e familjes aludoi për vetëvrasje.
TMZ në raportin e fundit të publikuar shpjegon se artisti emri i të cilit ishte Tim Bergling, ja mori vetes jetën me një shishe të thyer që shkaktoi “gjakderdhje masive”.
Komunikata nga familja Bergling e publikuar javë më parë thoshte se ata nuk duan të “shkojnë tutje me detaje” dhe se “dëshirojnë të gjejnë paqen”.
Avicii më parë paraljmëroi se “do të vdiste” në një dokumentar të publikuar në tetor.
Ai vendosi të pushonte nga performancat nëpër turne në vitin 2016 duke cituar një seri të arsyeve shëndetësore përfshirë pankreatitisin akut, sëmundje që u shkaktua nga konsumimi i jashtëzakonshëm i alkoolit.
Një raport zyrtar i policisë mbi shkaqet e vdekjes së DJ dhe producentit pritet që të publikohet së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dokumentari për një nga skandalet më të mëdha seksuale në histori është aktualisht më i shikuari në Netflix
Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë
Ana Kabashi mahnit me linjat trupore në fotografitë me bikini
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251