LAJMI I FUNDIT:

40 milionë euro investim në rrjetin energjetik të Shqipërisë

40 milionë euro investim në rrjetin energjetik të Shqipërisë

Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike për qytetarët ka qenë një prej prioriteteve të qeverisë në këto 4 vite në Shqipëri

Rritje të arkëtimeve të energjisë elektrike, mundësoi investime të mëtejshme në rrjet duke sjellë shërbim më transparent dhe të besueshëm.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, të dhëna të gjeneruara nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës lidhur me furnizimin me energji elektrike si dhe investimet e kryera në këtë sektor.


Sipas të dhënave të OSHEE-së, në vitin 2013 humbjet në energji ishin në masën e 45% ndërsa në vitin 2017 ato ishin vetëm 26.8%.

Ndërsa arkëtimet në vitin 2013 ishin 28.7 miliardë lekë, kurse një vit më parë shuma e arkëtuar arriti shifrën e 48.2 miliardë lekë.

Në 4 vitet e fundit, në rrjetin energjik u investuan rreth 40 milionë euro nga kompanitë publike duke ulur defektet në rrjet dhe ankesat e qytetarëve. Rreth 70% e konsumatorëve janë të kënaqur me saktësinë, kohën dhe transparencën e faturimit. Falë investimeve u bë e mundur edhe pajisja e abontentëve me matës jo me faturim aforfe.

70% e familjeve me fatura të papaguara ndër vite kanë përfituar nga marrëveshjet e lehtësuara me OSHEE ndërsa debitorët kanë përfituar nga marrëveshjet e lehtësuara me OSHEE.

Aktmarrëveshje të firmosura të qytetarëve me OSHEE është 394 mijë.

Për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, qeveria paguan si kompensim të energjisë elektrike rreth 16 milionë dollarë në vit.

Rreth 92% e qytetarëve janë pro uljes së informalitetit dhe rreth 70% janë shprehur pro investimeve në rrjetin elektrik në vend.

Për të mbuluar 100% furnizimin me energji elektrike qeveria shprehet e vendosur për të vijuar me investimet në këtë sektor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori